Tkurret ekonomia e Britanisë - Në vitin 2023 inflacioni do të jetë i lartë dhe ngadalësimi 0.4%

Ekonomia e Britanisë është në rrugën e tkurrjes prej 0.4% vitin e ardhshëm, pasi inflacioni do të vazhdojë të qëndrojë i lartë dhe sipërmarrjet ende nuk po vendosin për investimet e tyre. Konfederata e Industrisë së Biznesit në vend parashikoi se situata do të japë pasoja të zymta për rritjen afatgjatë.
Kreu i kësaj të fundit, Toni Danker u shpreh se Britania aktualisht është në stagflacion. Dhe pse kompanitë shohin mundësi rritjeje, të dhënat po i detyrojnë të pezullojnë çdo investim për vitin 2023.
Parashikimi i konfederatës së industrisë së biznesit konfirmon një ulje të theksuar nga parashikimi i saj i fundit prej 1% për vitin 2023 dhe nuk pret që produkti i brendshëm bruto të kthehet në nivelin para Covid deri në mesin e vitit 2024.
Ekonomia e vendit është goditur rëndë nga një rritje e çmimeve të gazit natyor oas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe nga rimëkëmbja jo e plotë e tregut të punës pas pandemisë së Covid 19 dhe investimeve e prodhimit të dobët në mënyrë të vazhdueshme. Papunësia pritet tërritet në 5% në fund të 2023-shit dhe në fillim të 2024-ës nga 3.6% që është aktualisht.
Inflacioni në Britani arriti nivelin më të lartë të 41 viteve prej 11.1% në muajin tetor, duke vënë nën presion të madh kërkesën e konsumatorit, dhe sipas parashikimeve ai do të ketë një rënie të ngadaltë duke arritur në një mesatare prej 6.7% vitin e ardhshëm dhe 2.9% në vitin 2024.
Parashikimi i konfederatës së industrisë së biznesit është në përputhje me atë të organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik – OECD – e cila pret që Britania të jetë ekonomia më e dobët e Europës vitin e ardhshëm.
Për këtë arsye ajo i bëri thirrje qeverisë që të bëjë me fleksibël sistemin e vizave të punës të Britanisë pas Brexit, dhe t'i japë fund asaj që ajo e sheh si një ndalim efektiv për ndërtimin e turbinave me erë në tokë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SUV-i i ri prej 250 mijë dollarë me interior luksoz, gati 700 kuaj fuqi dhe antiplumb opsional! (FOTOT)
Blerësit ‘me xhepa të thellë’ që kërkojnë të bashkojnë Ferrari-t, Lambo-t dhe Bentley-t e shokëve të tyre tani kanë opsionin e përsosur, jashtëzakonisht të......

Nga agjenti i KGB-së te lideri i Rusisë - Kjo është jeta e Vladimir Putin
Pavarësisht nga mendimi juaj për të, nuk mund të mohohet se Vladimir Putin është një nga figurat më të rëndësishme në botë për momentin. Historia e presidentit......

Një tjetër OPEC? Shteti aziatik shpreson për një kartel të ri vetëm për metalet e baterive!
Indonezia prodhon më shumë nikel se çdo vend tjetër. Ndërsa kërkesa për bateri rritet për të fuqizuar tranzicionin e energjisë, kjo paraqet një mundësi të......

Ky bankomat shfaq bilancet bankare të përdoruesve të pasur të dukshme për të gjithë!
Pas prerjes së një printimi prej 30,000 dollarësh të Damien Hirst, përfshirjes në një ngatërresë ligjore (tani të zgjidhur) me Nike për atletet e......

A mundet që energjia diellore dhe bateritë të furnizojnë shtëpinë tuaj kur rrjeti elektrik të fiket?!
Në zonat ku stuhitë ose nxehtësia ekstreme dhe të ftohtit kanë ndërprerë energjinë për ditë të tëra, njerëzit kanë filluar të pyesin nëse investimi në sistemet......

Analizë: Pse Rusia ka ‘mbetur anash’ në frontin e Ballkanit Perëndimor?
Mes rritjes së re të tensioneve në shumicën e shteteve ballkanike, Rusia ka mbetur kryesisht në anash, duke iu përmbajtur taktikave dhe narrativave të saj të......

Eurozona po ‘rrëshqet’ drejt një recesioni të lehtë!
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë ra për të pestin muaj në nëntor, duke sugjeruar se ekonomia po rrëshqet në një recesion të butë pasi konsumatorët ulën......

Ekonomistët paralajmërojnë: Tregu i banesave në Gjermani po përballet me një rënie serioze të çmimeve!
Tregu gjerman i banesave ka qenë jashtëzakonisht i fortë për dekada, por ai po përballet me një rënie serioze të çmimeve gjatë dy viteve të ardhshme, sipas......