Rritet çmimi i naftës - OPEC+ këmbëngul në uljen e prodhimit

Çmimet e naftës u rritën pasi vendet e OPEC+ këmbëngulën ndaj objektivit të tyre për të ulur prodhimin, në një moment që hyn në fuqi ndalimi i importit të naftës ruse nga Bashkimi Europian dhe kufiri i çmimit për ‘të nga G7.
Në të njëjtën kohë, në një sinjal pozitiv për kërkesën në rritje për karburant, më shumë qytete kineze lehtësuan masat kufizuese kundër Covid 19, megjithëse ky vendim dhe ndryshimi i pjesshëm i politikave shkaktoi më shumë kaos në të gjithë vendin.
Në një kohë që çmimet u rritën me 2%, kontratat Brent si dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës regjistruan reduktime të fitimeve të tyre. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 49 cent, në 86.06 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor me 51 cent, në 80.49 dollarë për fuçi.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës – OPEC – dhe aletatët duke përfshirë Rusinë, OPEC+, ranë dakord të miratojnë planin e muajit tetor për të ulur prodhimin në 2 milion fuçi në ditë nga nëntori deri në vitin 2023.
Analistët u shprehën se vendimi i OPEC+ ishte i pritshëm në një kohë që prodhuesit kryesorë presin të shohin impaktin e ndalimit të importit të BE-së dhe kufirit të çmimit nga G7 prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse në det. Ndërsa Rusia nga ana e saj kërcënon se do të reduktojë furnizmin për çdo vend që pranon këtë kufi çmimi.
Vendimi i OPEC+ për të mbajtur prodhimin të pandryshuar, së bashku me të dhënat e dobëta ekonomike jashtë Kinës, megjithatë, mund të ndryshojë fitimet sipas analistëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Meloni tërhiqet nga pagesat cash - Kryeministrja italiane ndërron mendje pas bisedimeve me BE
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se ajo mund të shtyjë planet për të lehtësuar pagesat e vogla ne cash dhe jo me karta. Ajo konfirmoi këtë......

Tkurret ekonomia e Britanisë - Në vitin 2023 inflacioni do të jetë i lartë dhe ngadalësimi 0.4%
Ekonomia e Britanisë është në rrugën e tkurrjes prej 0.4% vitin e ardhshëm, pasi inflacioni do të vazhdojë të qëndrojë i lartë dhe sipërmarrjet ende nuk po......

SUV-i i ri prej 250 mijë dollarë me interior luksoz, gati 700 kuaj fuqi dhe antiplumb opsional! (FOTOT)
Blerësit ‘me xhepa të thellë’ që kërkojnë të bashkojnë Ferrari-t, Lambo-t dhe Bentley-t e shokëve të tyre tani kanë opsionin e përsosur, jashtëzakonisht të......

Nga agjenti i KGB-së te lideri i Rusisë - Kjo është jeta e Vladimir Putin
Pavarësisht nga mendimi juaj për të, nuk mund të mohohet se Vladimir Putin është një nga figurat më të rëndësishme në botë për momentin. Historia e presidentit......

Një tjetër OPEC? Shteti aziatik shpreson për një kartel të ri vetëm për metalet e baterive!
Indonezia prodhon më shumë nikel se çdo vend tjetër. Ndërsa kërkesa për bateri rritet për të fuqizuar tranzicionin e energjisë, kjo paraqet një mundësi të......

Ky bankomat shfaq bilancet bankare të përdoruesve të pasur të dukshme për të gjithë!
Pas prerjes së një printimi prej 30,000 dollarësh të Damien Hirst, përfshirjes në një ngatërresë ligjore (tani të zgjidhur) me Nike për atletet e......

A mundet që energjia diellore dhe bateritë të furnizojnë shtëpinë tuaj kur rrjeti elektrik të fiket?!
Në zonat ku stuhitë ose nxehtësia ekstreme dhe të ftohtit kanë ndërprerë energjinë për ditë të tëra, njerëzit kanë filluar të pyesin nëse investimi në sistemet......

Analizë: Pse Rusia ka ‘mbetur anash’ në frontin e Ballkanit Perëndimor?
Mes rritjes së re të tensioneve në shumicën e shteteve ballkanike, Rusia ka mbetur kryesisht në anash, duke iu përmbajtur taktikave dhe narrativave të saj të......