Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm – Ja cilat akse të qytetit do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së nesërme

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Policia e Shtetit, është bërë me dije se për shkak të samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet ditën e nesërme, për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.
Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00.
- Do të bllokohen këto akse:
- Rruga “Rinas - Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
- Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
- Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
- Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.
-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.
Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Mjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.
- Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, perveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Sqarojmë se, të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT.
Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohes së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.
- Gjithashtu, sqarohet se:
-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;
-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;
- Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan - rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.
Policia e Shtetit ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, për të shmangur sa me shumë levizjet me mjete, në datën 06.12.2022.
SCAN
Sondazh

Bllokimi i rrugëve për samitin e BE - TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët
Nëpërmjet një publikimi të postuar në faqen zyrtare, Tirana International Airport (TIA) njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA......

“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” - Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër......

Zvicra ndalon makinat elektrike?! - Shqyrtohen masat për përballimin e krizës energjetike
Zvicra po shqyrton ndalimin e udhëtimeve jo thelbësore me makina elektrike këtë dimër. Qeveria e vendit ka promovuar një plan emergjence për të parandaluar......

Rritet çmimi i naftës - OPEC+ këmbëngul në uljen e prodhimit
Çmimet e naftës u rritën pasi vendet e OPEC+ këmbëngulën ndaj objektivit të tyre për të ulur prodhimin, në një moment që hyn në fuqi ndalimi i importit të......

Meloni tërhiqet nga pagesat cash - Kryeministrja italiane ndërron mendje pas bisedimeve me BE
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se ajo mund të shtyjë planet për të lehtësuar pagesat e vogla ne cash dhe jo me karta. Ajo konfirmoi këtë......

Tkurret ekonomia e Britanisë - Në vitin 2023 inflacioni do të jetë i lartë dhe ngadalësimi 0.4%
Ekonomia e Britanisë është në rrugën e tkurrjes prej 0.4% vitin e ardhshëm, pasi inflacioni do të vazhdojë të qëndrojë i lartë dhe sipërmarrjet ende nuk po......

SUV-i i ri prej 250 mijë dollarë me interior luksoz, gati 700 kuaj fuqi dhe antiplumb opsional! (FOTOT)
Blerësit ‘me xhepa të thellë’ që kërkojnë të bashkojnë Ferrari-t, Lambo-t dhe Bentley-t e shokëve të tyre tani kanë opsionin e përsosur, jashtëzakonisht të......

Nga agjenti i KGB-së te lideri i Rusisë - Kjo është jeta e Vladimir Putin
Pavarësisht nga mendimi juaj për të, nuk mund të mohohet se Vladimir Putin është një nga figurat më të rëndësishme në botë për momentin. Historia e presidentit......