Çfarë do të diskutohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është "pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. "Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.
Çështjet kryesore të aktualitetit - në tryezën e bisedimeve
Diapazoni i çështjeve që do të diskutohen nga liderët e BE dhe ata të BP përmbledh probleme të mprehta të aktualitetit. Sipas zyrës së shtypit të KE-së samiti do të ndalet "në trajtimin së bashku të pasojave të agresionit rus kundër Rusisë, intensifikimin e angazhimit politik, dhe në politikë, riforcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kundër ndërhyrjeve të huaja si edhe adresimit të sfidave që paraqet migracioni, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” . Liderët e BE dhe të BP pritet të bëjnë një deklaratë në përfundim të samitit.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës
Liderët e BE dhe të BP do të diskutojnë bashkëpunimin për të përballuar sfida të përbashkëta që burojnë nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. „Ata do të ndalen më konkretisht në trajtimin e pasojave negative në energjinë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor," thekson zyra e shtypit e KE.
Angazhimi politik dhe në politikë
Liderët e BE dhe të BP do të diskutojnë rrugët për thellimin e angazhimit politik dhe në politikë me një fokus të veçantë tek rinia. Ata do të vlerësojnë gjithashtu "progresin e arritur në procesin e integrimit europian të BP në tregun e brendshëm të BE, në modernizimin e sistemit të pagesave në përputhje me standardet e BE në fushën e dixhitalizimit dhe në zbatimin e korsive të gjelbra BE-BP një nismë kjo për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave”, thekson zyra e shtypit të KE.
Siguria dhe qëndrueshmëria kundër ndërhyrjeve të huaja
Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprime të koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftimin e manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike.
Menaxhimi i emigracionit
Sipas zyrës së shtypit të KE liderët e BE dhe të BP do të shkëmbejnë pikëpamje lidhur me trajtimin e përbashkët dhe menaxhimin e migracionit, pasi shifrat në rrugën migratore të Ballkanit Perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Kjo përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për të luftuar terrorizmin dhe parandaluar radikalizimin.
Tirana në masa të rrepta sigurie
Ardhja në Tiranë e 27 kryetarëve të shteteve, anëtare të BE, dhe atyre të BP ka vendosur kryeqytetin në masa të rrepta sigurie. Policia rrugore ka përcaktuar perimetrin e sigurisë së lartë. Për mbarëvajtjen e samitit ajo ka publikuar hartën e rrugëve, në të cilat nuk lejohet kalimi dhe parkimi i automjeteve, Që në orën 06:00 të mëngjesit policia ka mbyllur hyrjet në Tiranë nga Durrësi, Elbasani dhe qytetet në veri të vendit. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar. Në njoftimin e Policisë rrugore bëhet me dije që ”për mbarëvajtjen e samitit do të ketë bllokime të disa akseve rrugore urbane dhe interurbane të Tiranës”. DW
E . S / SCAN
Sondazh

BE kritikon SHBA-në për politikën e saj: "Amerika e para" në tregti. Cilat janë sfidat dhe pritjet nga negociatat mes dy vendeve?
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Tregtinë dhe Teknologjinë (TTF) zhvilloi të hënën takime në nivel të lartë për herë të......

Tregu valutor i paqëndrueshëm – Dollari amerikan rikuperon pikë ndërsa dobësohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi me një rritje shumë të lehtë nga dita e djeshme është blerë sot me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.6......

Shorteu i madh i SPAR ALBANIA -Përzgjidhen live 20 fituesit e dytë. Secili merr kupon 1000 euro
Në ambientet e televizionit SCAN është hedhur shorteu i dytë i SPAR Albania ku janë shpallur live 20 fituesit e dytë. Ky shorte erdhi pas shorteut të parë......

Aeroporti i Vlorës, në gjykatë - Depozitohet padia, Bino: Shkelje e disa ligjeve dhe procedurave për kontratën koncesionare
Grupimi i organizatave mjedisore kundërshton kontratën mbi ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe......

Përmbytjet në bujqësi “shpëtojnë” pa faturë! - Ministria: Nuk raportohen dëme në të mbjella, apo bagëti
Pavarësisht se prej disa ditësh mijera hektarë tokë u përmbytën kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duket se situata ka kaluar pa dëme. Disa ditë pas......

“Raportoni për kontratat e tenderëve” - APP, institucioneve shtetërore: Zbatoni detyrimin ligjor për ecurinë e zbatimit
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve të raportojnë mbi ecurinë e zbatimit të kontratave, si dhe të dërgojnë formularin e raportimit......

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta - Ndikimi kryesor vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimeve materiale
Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim,......

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime
Rreth 25 % sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit......