Aeroporti i Vlorës, në gjykatë - Depozitohet padia, Bino: Shkelje e disa ligjeve dhe procedurave për kontratën koncesionare

Grupimi i organizatave mjedisore kundërshton kontratën mbi ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe shkeljeve së disa ligjeve, teksa kanë depozituar në gjykatë padinë në Gjykatën Administrative.
Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare , thotë për TV SCAN se organizatat joqeveritare do të dorezojnë prova dhe fakte mbi shkeljen e disa ligjeve, si ligji për zonat e mbrojtura, ligj për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ligji për planifikimin e territorit, procedurat lidhur me kontratën koncesionare si dhe shkelje të rregulloreve përkatëse.
Sipas Binos, objekti në ndërtim, përbën një kërcënim të madh për ekosistemin natyror të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërkohë që, leja e zhvillimit është miratuar përpara përfundimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, teksa vetë procesi i realizimit të VNM-së është i parregullt.
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës. Kjo zonë është pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, pjesë e koridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.
Qysh prej fillimit, organizatat joqeveritare kombëtare e ndërkombëtare kanë kundërshtuar planet për ndërtimin e aeroprtit brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, por ato nuk u morën parasysh nga qeveria, që vijoi procedurat e lidhjes së kontratës koncesionare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Përmbytjet në bujqësi “shpëtojnë” pa faturë! - Ministria: Nuk raportohen dëme në të mbjella, apo bagëti
Pavarësisht se prej disa ditësh mijera hektarë tokë u përmbytën kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duket se situata ka kaluar pa dëme. Disa ditë pas......

“Raportoni për kontratat e tenderëve” - APP, institucioneve shtetërore: Zbatoni detyrimin ligjor për ecurinë e zbatimit
Agjencia e Prokurimit Publik iu kërkon institucioneve të raportojnë mbi ecurinë e zbatimit të kontratave, si dhe të dërgojnë formularin e raportimit......

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta - Ndikimi kryesor vjen nga rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimeve materiale
Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim,......

“Të frenohet degradimi i tokës bujqësore!” - 25% e sipërfaqes është djerrë, apel për riparcelizim dhe investime
Rreth 25 % sipërfaqes së tokës bujqësore në vend është e pa kultivuar, duke u shndërruar në aset “i djegur” për tu vënë në funksion të prodhimit dhe krijimit......

Hapet gara për projektin “Auto Moto Park” - Konkursi ndërkombëtar në janar 2023, 5 kompani pretendente
Është hapur gara për Auto Moto ParK, Cirkuitit të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të......

Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm – Ja cilat akse të qytetit do të qëndrojnë të bllokuara gjatë ditës së nesërme
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga Policia e Shtetit, është bërë me dije se për shkak të samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor i cili do të......

Bllokimi i rrugëve për samitin e BE - TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët
Nëpërmjet një publikimi të postuar në faqen zyrtare, Tirana International Airport (TIA) njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA......

“Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros po zbut inflacionin” - Sejko: E vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore është rritja e normës bazë
Në fjalën përshëndetëse të Workshop-it të XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë një prezantim të shkurtër......