Bota Postuar më 6 Dhjetor 2022, 10:12

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Në sesionin e kaluar, dollari rritet me 0.7% përballë “shportës”

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Në sesionin e kaluar, dollari

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por në sesionin e kaluar amerikan dhe aziatik dollari u forcua ndjeshëm, pasi disa të dhëna në SHBA sugjeruan se Rezerva Federale mund të rrisë normën bazë të interesit me një hap më të shpejtë se parashikimet. Indeksi që mat ecurinë e dollarit përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 105, ndërsa sesionin e kaluar u rrit me 0.7%, fitimet më të mëdha ditore që nga 21 nëntori.

Aktualisht, analistët vlerësojnë se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, në intervalin nga 4.25 deri në 4.5%. Pas publikimit të të dhënave në SHBA, euro ka poshtë 1.05, në raport me dollarit amerikan, ndërsa paundi po tregtohet në rreth 1.22 dollarë.

Në fokus të tregjeve tashmë do të jenë të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më 13 dhjetor dhe mbledhja e Rezervës Federale më 14 dhjetor. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 17 mijë dollarë, niveli më i lartë në 2 javët e fundit, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1260 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat