Italia po plaket më shpejt se homologët e BE-së ndërsa popullsia e saj bie nën 59 milionë banorë!

Italia po plaket me një ritëm të konsiderueshëm më të shpejtë se homologët e saj të BE-së, me popullsinë e vendit që ka rënë në nën 59 milionë, tha agjencia kombëtare statistikore Istat.
Një rënie kaq e ndjeshme e popullsisë është një shqetësim i madh për një vend si Italia, i cili është goditur për dekada nga rritja e ngadaltë ekonomike. Kjo rezulton në më pak produktivitet dhe inovacion, si dhe në fatura më të larta të mirëqenies.
"Që nga 1 janari 2022 sipas të dhënave të para paraprake, popullsia (rezidente) ka rënë në 58.983 milionë," tha presidenti i Istat-it, Giancarlo Blangiardo në një seancë parlamentare në Romë.
Blangiardo, një ekspert i shquar i demografisë, pohoi se popullsia kombëtare është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme vitet e fundit, me një humbje kumulative prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që nga viti 2014.
“Pikëpamja demografike e vendit tonë karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e jetëgjatësisë dhe nga një rënie po aq e theksuar e nivelit të lindjeve, duke rezultuar në një plakje shumë më të shpejtë të popullsisë në krahasim me pjesën tjetër të Europës”, tha ai.
Në shtator, Istat parashikoi që popullsia e vendit mund të tkurret me një të pestën, dhe ndoshta të bjerë në 54.2 milionë në 2050 dhe 47.7 milionë në 2070.
Giorgia Meloni dhe qeveria e saj e re e krahut të djathtë e kanë marrë këtë çështje në zemër, duke e bërë atë prioritetin kryesor të programit të tyre. Planet buxhetore të zbuluara së fundmi për vitin 2023 propozonin uljen e taksave të shitjes për produktet e kujdesit për fëmijë dhe rritjen e përfitimeve të fëmijëve, ndërsa ministri i familjes ka shpallur një "plan strategjik të lindjes".
"Italia është e destinuar të zhduket," tha Meloni në një intervistë në fillim të këtij viti, duke treguar tendencat e raportuara nga Istat. "Ne kemi nevojë për një plan madhor, qoftë edhe nga një këndvështrim kulturor, për të rizbuluar bukurinë e prindërimit."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Recesioni në Britani mund të shndërrohet në një "dekadë të humbur"!
Mbretëria e Bashkuar përballet me një "dekadë të humbur" rritjeje nëse nuk ndërmerren veprime për të adresuar rënien e investimeve të biznesit dhe mungesës së......

Tjetër parashikim i zymtë për Bitcoin: Mund të bjerë deri në 5000 dollarë në një ‘surprizë’ të mundshme të vitit 2023!
Bitcoin mund të bjerë në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm si një surprizë e tregut që investitorët po e nën vlerësojnë, sipas Standard Chartered. Nëse arrihet ky......

Gjermania: Huazimi i më shumë parave për të konkurruar me SHBA-në do të ishte një ‘kërcënim’ për Europën!
Gjermania tha se Europa duhet të përmbahet nga huamarrja e më shumë parave për të konkurruar me subvencionet e gjelbra të SHBA-së ose konkurrenca e saj do të......

Nafta tregtohet në rritje të lehtë - Në sesionin e kaluar, çmimet humbën mbi 3% të vlerës
Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas rënies së konsiderueshme në sesionin e kaluar amerikan. Megjithatë, çmimet po mbështeten nga vendosja e......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Në sesionin e kaluar, dollari rritet me 0.7% përballë “shportës”
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por në sesionin e kaluar amerikan dhe aziatik dollari u forcua ndjeshëm, pasi disa të dhëna në......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Të dhënat në SHBA rikthejnë skenarin e rritjes së normës bazë me 0.75 pikë përqindje
Tregjet europiane po ndryshojnë minimalisht në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjera të dhëna ekonomike për tu ripozicionuar në bursa.......

Çfarë do të diskutohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor?
Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është "pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. "Samiti është......

BE kritikon SHBA-në për politikën e saj: "Amerika e para" në tregti. Cilat janë sfidat dhe pritjet nga negociatat mes dy vendeve?
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Tregtinë dhe Teknologjinë (TTF) zhvilloi të hënën takime në nivel të lartë për herë të......