A po funksionon eksperimenti “Java e shkurtër e punës” në Britani? - Punonjësit janë më të lumtur dhe pronarët më të pasur

Punonjësit janë më të lumtur dhe të ardhurat më të larta. Java e shkurtër e punës i kënaq të gjithë: të punësuar e punëdhënës. Kështu rezulton në Britaninë e Madhe. Në pritje të studimeve zyrtare nga universitetet e Cambridge dhe Oxford së bashku me Boston College, që do të jenë gati në shkurt të vitit të ardhshëm, një raport ka publikuar rezultatet e katër ditë pune në javë në 70 kompani britanike.
Eksperimenti i javës së shkurtër të punës, pa ndryshim page, ka zgjatur disa muaj. Dhe rezultatet për prodhimin dhe mirëqënien fizike dhe mendore janë pozitive sipas këtij raporti.
Mungesat në punë janë reduktuar ndjeshëm, por dhe dorëheqjet, gjithashtu në raportin e publikuar në Financial Times, të gjithë janë shumë të kënaqur për ekuilibrin mes jetës private dhe asaj profesionale. Ndërsa të ardhurat e kompanive janë rritur meësatarisht me 8%. Nga ana tjetër prodhimi është rritur me 25% në katër ditët e punës në javë.
Projekti pilot irlandez është kryer në 33 sipërmarrje duke përfshirë 903 të punësuar. Në këtë rast 27 kompani në fund të eksperimentit vendosën të vazhdojnë me javën e shkurtër të punës me të njëjtën pagë pasi dolën të kënaqur nga rezultatet dhe niveli i prodhimit e të ardhurat. Këto të fundit janë rritur me 38% në krahasim me një vit më parë.
97% e 495 punonjësve u shprehën se janë më pak të stresuar dhe të lodhur me përmirësime konkrete në shëndetin fizik dhe mendor. Nga vit 2019, në Japoni Microsoft i ka dhënë një ditë më shumë pushim nënpunësve dhe prodhimi është rritur me 40%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Indonezia nis projektin “Garuda” për rupinë digjitale - Monedha do të përdoret fillimisht në transaksionet mes bankave
Indonezia po përcakton planet dhe konceptin e saj për rupian dixhitale, një monedhë e bazuar në blockchain, duke filluar me transaksionet midis bankave......

Projeksionet/ Kriza po prodhon një “boom” të energjisë së rinovueshme - Brenda 5 viteve të ardhshëm pritet dyfishimi i tyre
Kapaciteti global i energjisë së rinovueshme do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshëm, nxitur nga shqetësimet për sigurinë energjetike si pasojë e......

Frenon inflacioni në Itali - Punësimi në vend rritet më shumë se PBB
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet sërish me ritme të qëndrueshme në vitin 2022 – me +3.9% - për t’u ngadalësuar në mënyrë domethënësve në......

Mëngjarashët nuk janë ‘shuar’ por 9 në 10 persona preferojnë të përdorin dorën e djathtë – Evolucioni i sjelljes dhe disa fakte interesante!
Ngrini dorën si kur të ishit në shkollë. Cilën dorë zgjodhët? Për nëntë në dhjetë duhet të ketë qenë e djathta: mëngjarashët nuk janë "shuar", pavarësisht se......

Si të shkoni mirë me kolegët e punës? 5 këshilla të sugjeruara nga ekspertët!
Edel Strazimiri / SCAN Probleme në marrëdhëniet me të tjerët në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese dhe fitimprurëse marrëdhënia me shefin apo......

Italia po plaket më shpejt se homologët e BE-së ndërsa popullsia e saj bie nën 59 milionë banorë!
Italia po plaket me një ritëm të konsiderueshëm më të shpejtë se homologët e saj të BE-së, me popullsinë e vendit që ka rënë në nën 59 milionë, tha agjencia......

Recesioni në Britani mund të shndërrohet në një "dekadë të humbur"!
Mbretëria e Bashkuar përballet me një "dekadë të humbur" rritjeje nëse nuk ndërmerren veprime për të adresuar rënien e investimeve të biznesit dhe mungesës së......

Tjetër parashikim i zymtë për Bitcoin: Mund të bjerë deri në 5000 dollarë në një ‘surprizë’ të mundshme të vitit 2023!
Bitcoin mund të bjerë në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm si një surprizë e tregut që investitorët po e nën vlerësojnë, sipas Standard Chartered. Nëse arrihet ky......