Projeksionet/ Kriza po prodhon një “boom” të energjisë së rinovueshme - Brenda 5 viteve të ardhshëm pritet dyfishimi i tyre

Kapaciteti global i energjisë së rinovueshme do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshëm, nxitur nga shqetësimet për sigurinë energjetike si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Deklarata u bë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Në një raport vjetor mbi perspektivën për burimet e rinovueshme, agjencia sqaroi se kapaciteti në të gjithë botën pritet të rritet me 2.400 gigavat – i barabartë me gjithë kapacitetin e energjisë elektrike të Kinës sot – në 5.640 gigavat deri në vitin 2027.
Rritja është 30% më e lartë se sasia e parashikuar e rritjes një vit më parë. Çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike nga kriza globale e energjisë këtë vit, i kanë bërë më tërheqëse teknologjitë e energjisë së rinovueshme. Rritja e burimeve të rinovueshme po nxitet dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India që zbatojnë politika dhe reforma të tregut për të mbështetur vendosjen e burimeve të rinovueshme më shpejt se sa ishte planifikuar më parë.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, u shpreh se burimet e rinovueshme po zgjerohen me shpejtësi. Por sipas tij kriza globale e energjisë i ka futur ato në një fazë të re të jashtëzakonshme të rritjes dhe më të shpejtë e bota, theksoi ai, është e vendosur të shtojë po aq energji të rinovueshme në pesë vitet e ardhshme sa ka shtuar në 20 vitet e mëparshme.
Në raport thuhet se burimet e rinovueshme do të përbëjnë mbi 90% të zgjerimit global të energjisë elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme duke lënë pas përdorimin e qymyrit, për t’u bërë burimi më i madh i energjisë elektrike globale deri në fillim të vitit 2025.
Kapaciteti global fotovoltaik diellor është vendosur të trefishohet pothuajse deri në vitin 2027, duke u bërë burimi më i madh i kapacitetit të energjisë në botë. Ndërsa kërkesa për biokarburantet është vendosur të rritet me 22% deri në vitin 2027, sipas raportit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Frenon inflacioni në Itali - Punësimi në vend rritet më shumë se PBB
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet sërish me ritme të qëndrueshme në vitin 2022 – me +3.9% - për t’u ngadalësuar në mënyrë domethënësve në......

Mëngjarashët nuk janë ‘shuar’ por 9 në 10 persona preferojnë të përdorin dorën e djathtë – Evolucioni i sjelljes dhe disa fakte interesante!
Ngrini dorën si kur të ishit në shkollë. Cilën dorë zgjodhët? Për nëntë në dhjetë duhet të ketë qenë e djathta: mëngjarashët nuk janë "shuar", pavarësisht se......

Si të shkoni mirë me kolegët e punës? 5 këshilla të sugjeruara nga ekspertët!
Edel Strazimiri / SCAN Probleme në marrëdhëniet me të tjerët në punë? A nuk është gjithmonë kaq bashkëpunuese dhe fitimprurëse marrëdhënia me shefin apo......

Italia po plaket më shpejt se homologët e BE-së ndërsa popullsia e saj bie nën 59 milionë banorë!
Italia po plaket me një ritëm të konsiderueshëm më të shpejtë se homologët e saj të BE-së, me popullsinë e vendit që ka rënë në nën 59 milionë, tha agjencia......

Recesioni në Britani mund të shndërrohet në një "dekadë të humbur"!
Mbretëria e Bashkuar përballet me një "dekadë të humbur" rritjeje nëse nuk ndërmerren veprime për të adresuar rënien e investimeve të biznesit dhe mungesës së......

Tjetër parashikim i zymtë për Bitcoin: Mund të bjerë deri në 5000 dollarë në një ‘surprizë’ të mundshme të vitit 2023!
Bitcoin mund të bjerë në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm si një surprizë e tregut që investitorët po e nën vlerësojnë, sipas Standard Chartered. Nëse arrihet ky......

Gjermania: Huazimi i më shumë parave për të konkurruar me SHBA-në do të ishte një ‘kërcënim’ për Europën!
Gjermania tha se Europa duhet të përmbahet nga huamarrja e më shumë parave për të konkurruar me subvencionet e gjelbra të SHBA-së ose konkurrenca e saj do të......

Nafta tregtohet në rritje të lehtë - Në sesionin e kaluar, çmimet humbën mbi 3% të vlerës
Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas rënies së konsiderueshme në sesionin e kaluar amerikan. Megjithatë, çmimet po mbështeten nga vendosja e......