Bota Postuar më 6 Dhjetor 2022, 12:30

Sanksionet e reja shtrenjtojnë më tej naftën ruse - Rritet çmimi i naftës në pritje të “hapjes” së Kinës

Nga SCAN TV
Sanksionet e reja shtrenjtojnë më tej naftën ruse - Rritet

Çmimi i naftës shënoi rritje pas rënies me më shumë se 3%, si pasojë e miratimit dhe zbatimit të sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse që transportohet në rrugë detare, që shkaktoi dhe lehtësim të shqetësimeve mbi furnizimin. Ndërkohë dhe heqja graduale e kufizimeve anti Covid në Kinë po forcon perspektivën e kërkesës.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 85 cent në 83.53 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar e Teksasit u rrit me 68 cent në 77.62 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar shënuan rënien e tyre më të madhe ditore në dy javë, pasi të dhënat e sektorit të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngritën shqetësimet se Rezerva Federale mund të vazhdojë rrugën e saj të politikës agresive të shtrëngimit të masave.

Grupi i G7-ës vendosi një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën bruto ruse, duke synuar të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë, por Rusia ka thënë se nuk do t'i përmbahet masës edhe nëse do t’i duhet të ulë prodhimin.

Ndërsa tregu vlerëson ndikimin e sanksioneve në furnizimin rus, verifikohet gjithashtu një bllokim trafiku të cisternave të naftës në brigjet e Turqisë, me Ankaranë që këmbëngul për prova të reja sigurie për të gjitha anijet.

Në Kinë, më shumë qytete po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, duke nxitur optimizëm për rritjen e kërkesës të importuesit kryesor të naftës në botë. Vendi pritet të konfirmojë një heqje të mëtejshme të disa prej kufizimeve më të ashpra në botë për COVID-in.

Aktiviteti i biznesit dhe prodhimit në Kinë, ekonomia e dytë më e madhe në botë, është goditur këtë vit nga masa të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por fitimet nga çmimi i naftës mund të rezultojnë të brishta, pasi do të duhej kohë për të konfirmuar një rimëkëmbje të qëndrueshme të konsumit kinez, si dhe ndikimin e sanksioneve ndaja Rusisë në furnizime.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat