Bota Postuar më 6 Dhjetor 2022, 12:31

Pse bllokimi i BE-së për Rusinë do ndryshojë tregun global të naftës - Masa e SHBA-së dhe Britanisë futet në “lojë” Turqinë, Indinë dhe Kinën

Nga SCAN TV
Pse bllokimi i BE-së për Rusinë do ndryshojë tregun global

Duke filluar që nga 5 dhjetori, Bashkimi Europian u bashkua me ndalimin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Asnjë vend anëtar i BE nuk mund të blejë, importojë apo të transferojë naftë ruse, me përjashtim të sasive të kufizuara  që eksportohen në rrugë tokësore në Hungari, Sllovaki dhe Republikë Çeke nëpërmjet tubacionit “të miqësisë” Druzhba.

Ky i fundit deri vonë mbërrinte në Gjermani dhe Poloni që ishin dy destinacionet kryesore. Përjashtim është bërë dhe për Bullgarinë. Që nga 5 shkurti, embargo do të shtrihet dhe për prodhimet e rafinimit. Me objektivin për të përfshirë klientë të tjerë, të njëjtit mbi të cilët Rusia mbështetet për të vazhduar të shesë, kompanive europiane iu është ndaluar të sigurojnë apo shërbejnë dorëzime për vendet e treta, jo europiane.

Vetëm në rast se këto vende respektojnë një kufi të çmimit të vendosur nga vendet e G7-ës me 60 dollarë për fuçi. Ky kufi do të rivlerësohet çdo dy muaj, por për momentin gjykohet i mjaftueshëm për të reduktuar fitimet me të cilat Kremlini financon luftën kundër Ukrainës. Por pa destabilizuar shumë tregjet globale.

Lufta e filluar nga rusët në shkurt të këtij viti nuk ka tronditur shumë, deri tani, volumet e prodhimit dhe shitjet e naftës ruse. Nëse deri në muajin gusht Moska prodhonte 11 milion fuçi në ditë, agjencia ndërkombëtare e energjisë vlerëson se si pasojë e embargos ka një rënie prej 17% të prodhimit, me një reduktim në 10.2 milion fuçi në ditë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt të vitit të ardhshëm parashikohet të prodhohen 9.5 milion fuçi në ditë. Për sa i përket shitjeve Rusia në muajin tetor ka eksportuar në rrugë detare dhe tokësore, 7.7 milion fuçi në ditë: nga këto 3.95 milionë ishin për vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas llogaritjeve të agjencisë ndërkombëtare të energjisë, aktualisht 90% i këtyre eksporteve do të preket nga embargo, por mes protagonistëve të shkëmbimeve ka ndodhur që tani një revolucion i vogël: ndërsa në krahasim me një vit më parë eksportet ruse drejt BE-së reduktohen në 1.5 milion fuçi në dutë, para embargos, ato drejt Kinës rriteshin me 225 mijë fuçi në ditë, për një total prej 1.9 milionë. India blinte 965 mijë fuçi më shumë për një total prej 1.1 milionë ndërsa Turqia rriti kërkesën me 320 mijë duke e çuar totalin në 540 mijë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat