Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2022, 14:14

Detyrimet për ndryshimet klimatike - Kërkohet sistem kombëtar, monitorim shkarkimeve të gazeve me efekt serrë

Nga SCAN TV
Detyrimet për ndryshimet klimatike - Kërkohet sistem kombëtar,

Shqipëria do të monitorijë shkarkimet e gazeve me efekt serrë përmes ngritjes së Sistemit të Invetarit Kombëtar. Sipas një rregulloreje të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të jenë një sërë industrish, por edhe sektori familjar që do të jenë në fokus e për të cilët do të raportohet mbi të dhënat e shkarkimeve, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Këtu përfshihen shkarkimet specifike nga impiantet e prodhimit të energjisë për qellime publike dhe për ato për përdorim vetjak, industria e hekurit dhe çelikut, intensiteti i shkarkimeve të CO2 nga energjia në industrinë ushqimore, të pijeve dhe duhanit, shkarkime të CO2 nga sektori familjar për ngrohje apo edhe ato që vijnë nga karburanti i përdorur në automjete, etj.

Monitorimi i shkarkimeve të gazeve me efekt serrë është një detyrim që lind edhe nga strategjia “Për ndryshimet klimatike”, që u miratua pak kohë më parë, ndërkohë që rregullorja për hartimin e inventarit vjen në një kohë që vendi ynë paraqet shumë porbleme në drejtim të monitorimit të ndotjes në mjedis.

Këtu përfshihen monitorimet për ndotjen e ajrit, ujit apo tokës, si dhe një sërë problemesh që lidhen me automonitorimet që duhet të kryejnë subjektet. Gjithsesi, sipas rregullores së nxjerrë për konsultim publik ngritja dhe funksionimi i Sistemit të Inventarit Kombëtar të gazeve me efekt serrë, si dhe përcaktimi i organeve kompetente do të sigurojë që raportimet e Republikës së Shqipërisë në Sekretariatin e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe të Marrëveshjes së Parisit, të jenë në kohë, transparente, të sakta, të qëndrueshme, të krahasueshme dhe të plota.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat