Rindërtimi kërkon më shumë fonde - Ndryshon buxheti, shtohen 106 milionë euro, por ulet fondi për pagat

Në mbyllje të vitit, qeveria ka vendosur të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit. Referuar aktit normativ, që mban datën 1 Dhjetor 2022, të ardhurat buxhetore dhe shpenzimet rriten respektivisht me 5 miliardë lekë krahasuar me aktin normativ të miratuar në muajin korrik, ndërsa defiçiti buxhetor mbetet i pa ndryshuar në 83.8 miliardë lekë. Por çfarë ndryshon konkretisht?
Është venbdosur që të rritet fondi për procesin e rindërtimit nga 20 miliardë lekë të parashikuar në buxhetin fillestar, në 32.4 miliardë lekë.
Më këtë fond parashikohet likujdimi i faturave për ato projekte të rindërtimit ku procesi ka pasur ecuri të shpejtë.
Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë. Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë. Referuar ndryshimeve në buxhet,pushteti vendor do të marrë 1 miliardë lekë si transfertë specifike, e cila shpërndahet tek 61 bahskitë dhe përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Detyrimet për ndryshimet klimatike - Kërkohet sistem kombëtar, monitorim shkarkimeve të gazeve me efekt serrë
Shqipëria do të monitorijë shkarkimet e gazeve me efekt serrë përmes ngritjes së Sistemit të Invetarit Kombëtar. Sipas një rregulloreje të nxjerrë për......

Gjykata e Lartë për herë të parë ul stokun nën 30 mijë dosje - Nga muaji prill 2020 deri në nëntor 2022 janë shqyrtuar në total 10,772 çështje
Për herë të parë prej vitesh, stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë ka rënë nën kuotën 30 mijë. Gjykata ka bërë bilancin e punës për periudhën......

Pse bllokimi i BE-së për Rusinë do ndryshojë tregun global të naftës - Masa e SHBA-së dhe Britanisë futet në “lojë” Turqinë, Indinë dhe Kinën
Duke filluar që nga 5 dhjetori, Bashkimi Europian u bashkua me ndalimin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Asnjë vend anëtar......

Sanksionet e reja shtrenjtojnë më tej naftën ruse - Rritet çmimi i naftës në pritje të “hapjes” së Kinës
Çmimi i naftës shënoi rritje pas rënies me më shumë se 3%, si pasojë e miratimit dhe zbatimit të sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse që transportohet......

A po funksionon eksperimenti “Java e shkurtër e punës” në Britani? - Punonjësit janë më të lumtur dhe pronarët më të pasur
Punonjësit janë më të lumtur dhe të ardhurat më të larta. Java e shkurtër e punës i kënaq të gjithë: të punësuar e punëdhënës. Kështu rezulton në Britaninë e......

Indonezia nis projektin “Garuda” për rupinë digjitale - Monedha do të përdoret fillimisht në transaksionet mes bankave
Indonezia po përcakton planet dhe konceptin e saj për rupian dixhitale, një monedhë e bazuar në blockchain, duke filluar me transaksionet midis bankave......

Projeksionet/ Kriza po prodhon një “boom” të energjisë së rinovueshme - Brenda 5 viteve të ardhshëm pritet dyfishimi i tyre
Kapaciteti global i energjisë së rinovueshme do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshëm, nxitur nga shqetësimet për sigurinë energjetike si pasojë e......

Frenon inflacioni në Itali - Punësimi në vend rritet më shumë se PBB
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet sërish me ritme të qëndrueshme në vitin 2022 – me +3.9% - për t’u ngadalësuar në mënyrë domethënësve në......