Teknologji smart në 11 nënstacione elektrike - Firmoset kontrata me KfW, reduktim i humbjeve në rrjet dhe rritje e sigurisë së furnizimit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të nisë investimin për modernizimin e 11 nënstacioneve elektrike në Tiranë dhe Durrës. Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e financimit me Bankën Gjermane për Zhvillim – KfW, në kuadër të projektit “Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I”, që ka për qëllim të rrisë kapacitetin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, të reduktojë humbjet si dhe të garantojë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Kontrata ka për qëllim rikonstruksionin e nënstacioneve, si dhe adaptimin për të operuar apo manovruar online, përmes sistemit SCADA. Sipas OSHEE, investimi sjell avantazhe për klientët e të gjitha kategorive, pasi eviton apo parandalon avaritë që mund të vijnë nga ngarkesat në rrjetin elektrik, si dhe redukton kohën e manovrimit në objekt, pasi veprimet kryhen në distancë.
Aktualisht OSHEE Group është duke zhvilluar disa investime në sektorin e pajisjeve inteligjente, si në vendosjen e matësave smart në disa rajone të vendit, instalimin e sistemit modern të matjes së energji elektrike, etj.
Përmes këtyre investimeve 462 kabina dhe 1622 konsumatorë privatë do të pajisen me matës inteligjentë të energjisë elektrike, duke synuar përmirësimin e sitemit të matjes dhe uljen e humbjeve. Instalimi i matësve inteligjentë në kabinat e tensionit të mesëm dhe të ulët përfshin rajonet Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë që, te konsumatorët fundorë privatë do të bëhet në rajonet Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Diversiteti etnik në Shqipëri, treguesit e Cens 2023 - Minoritetet greke dhe romë përbëjnë shumicën e popullsisë joshqiptare
Shqipëria, megjithë ndryshimet e shumta në numrin e popullsisë, mbetet një mozaik etnik interesant. Sipas të dhënave të fundit të Censit 2023 rezulton se......

Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen? - Rritja e pagave dhe rënia e inflacionit ndikuan në fuqinë blerëse të qytetarëve
Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm......

Energjia bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në BE - Kostot të paktën 50% më të larta, kompanitë europiane në disavantazh
Vendet e BE-së do të paguajnë shumë më tepër për energjinë elektrike sesa SHBA-ja dhe Kina për shumë vite madje dhe bizneset europiane do të jenë në mënyrë të......

“3 milionë euro për kategoritë në nevojë” - Programi i mbështetur nga USAID e UNDP, mbi 900 përfitues në Durrës, Lezhë dhe Kurbin
Mbi 900 persona, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, kanë marrë shërbime në tre Qendrat e ngritura me mbështetjen e USAID dhe UNDP, në Durrës, Lezhë dhe......

Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Vijojnë takimet me të rinjtë për rishikimin e Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në......

Hapet tuneli i Llogarasë, në ceremoni kryeministri Rama - Balluku: Do të ketë dhe një tunel emergjence me 11 dalje
Tuneli i Llogarasë u hap zyrtarisht për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e polifonisë labe, qytetarë të......

Sa inovative janë bizneset në Shqipëri? - INSTAT: Rreth 42.9% e ndërmarrjeve investuan në inovacion
Bizneset në Shqipëri po investojnë gjithnjë e më tepër në inovacion, duke sjellë risi në produktet e tyre ose futur procese të reja në biznes. Sipas të dhënave......

“Ndotja e ajrit, 4-5 fish më e lartë se norma e rekomanduar” - 26 studime shkencore prezantohen në konferencën ndërkombëtare
Është zhvilluar në Tiranë Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të......