Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Vijojnë takimet me të rinjtë për rishikimin e Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në kuadër të turit të konsultimeve “Rinia Ndryshon Ligjet” për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”.
Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes dhe Kuçovës dhe zonave përreth konstruktiv e të frytshëm, ku të rinjtë shprehën rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor.
“Çdo koment, sugjerim dhe rekomandim u mbajt shënim për t’u reflektuar në draft ligje” shprehet ministrja Muzhaqi, teksa shton se pas bisedimeve, të rinjtë plotësuan anketa që thelluan më tej sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor, duke garantuar që nevojat dhe aspiratat e tyre të reflektohen në legjislacionin e ri.
Turi “Rinia Ndryshon Ligjet” synon të sigurojë që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe të përfshihet në procesin e rishikimit të ligjeve që i prekin ata drejtpërdrejt, njëjtë me praktikën e ndjekur nga Ministrja Muzhaqi edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë.
Sondazh

Hapet tuneli i Llogarasë, në ceremoni kryeministri Rama - Balluku: Do të ketë dhe një tunel emergjence me 11 dalje
Tuneli i Llogarasë u hap zyrtarisht për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e polifonisë labe, qytetarë të......

Sa inovative janë bizneset në Shqipëri? - INSTAT: Rreth 42.9% e ndërmarrjeve investuan në inovacion
Bizneset në Shqipëri po investojnë gjithnjë e më tepër në inovacion, duke sjellë risi në produktet e tyre ose futur procese të reja në biznes. Sipas të dhënave......

“Ndotja e ajrit, 4-5 fish më e lartë se norma e rekomanduar” - 26 studime shkencore prezantohen në konferencën ndërkombëtare
Është zhvilluar në Tiranë Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të......

2024 shënon rekord të rendimenteve të grurit në Kosovë - “Për herë të parë nga paslufta, vendi siguron bukë për të gjithë vitin”
Viti 2024 pritet të shënojë rekord për sa u përket rendimenteve të grurit në Kosovë. Madje, sipas Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë në historinë e......

Tuneli i Llogarasë shkurton udhëtimin me 45 minuta - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 20 mld lekë
Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë do të shkurtojë ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Tuneli......

A do ta rifomatojë hartën administrative tkurrja e popullsisë? - 14 bashki kanë nën 10 mijë banorë, ndryshon transferta e pa kushtëzuar
Në 12 vitet e fundit popullsia shqiptare është tkurrur me afro 400 mijë banorë. Të dhënat e Censin 2023 tregojnë se në vendin tonë jetojnë aktualisht rreth 2.4......

Fatura për blerje energjie shkon në 12 mln euro - Tenderët e KESH, në 3 javë. Deri në mes të qershorit u kryen vetëm shitje e optimizim
2.67 mln euro është vlera e shpenzuar për blerjen e enegjisë në një procedurë të zhvilluar së fundmi nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare. Energjia do të......

MCA dhe Final “ankohen” për heqjen e licencës - BSH hedh poshtë kërkesën e tyre për shfuqizimin e vendimit
Dy subjektet financiare jobanka, Micro Credit Albania dhe Final, janë bërë bashkë për të ankimuar vendimin e Bankës së Shqipërisë mbi revokimin e licencave të......