“Ndotja e ajrit, 4-5 fish më e lartë se norma e rekomanduar” - 26 studime shkencore prezantohen në konferencën ndërkombëtare

Është zhvilluar në Tiranë Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm”. 26 studime shkencore janë prezantuar në këtë konferencë, duke evidentuar gjendjen e mjedisit dhe reflektimin që duhet të bëhet për të minimizuar ndotjen, e cila është në parametra të larta.
Profesor Petrit Zorba, ekspert pranë Institutit të Gjeoshkencave ka thënë se rëndësi ka mbajtja në konsideratë e politikës së mendimit shkencor për një monitorim të mirë të nano grimcave. Në këtë konferencë, janë prezantuar rezultatet e 7 viteve, të cilat kanë treguar sispas tij se temperaturat janë rritur me +1.9 gradë Celsius dhe rënie e reshjeve me 3.4 % që është në norma të larta.
“Konferenca është përqëndruar në ndotjen e ajrit dhe ujit dhe reflektimi tek shëndeti i njeriut. U dhanë konkluzione mjaft interesante. Rezultatet kanë treguar se ndotja e ajrit nga copëzat e vogla që janë nën 2,5 mikron, kanë efekt të dëmshëm te trakti respirator, por dhe në zemër, tru, sistem riprodhues etj. Ky është një problem i madh pasi këto norma janë 4-5 fish më të larta se normat e rekomanduara”- tha Dr.Genc Sulçebe, Drejtues, Profesor Universiteti i Mjekësisë Tiranë.
Ndërsa profesor Akad.asoc Besnik Baraj thotë se këto gjetje dhe punime shkencore të kalojnë tek pushteti lokal e vendor që t’i ketë parasysh në hartimin e politikave të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe urbanistik të vendit.
Në këtë konferencë, sipas Bares ku u preznatuan punime dinjitoze nga ekspertë vendas dhe të huaj, dalin problematika që duhen adresuar. Mellisa Perry, nga Universiteti “George Mason” USA, ka thënë se ky ishte një takim mjat i rëndësishëm ku morrën pjesë 100 shkencëtarë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Europës dhe nga SHBA “Ne diskutuam rëndësinë dhe integrimin e një mjedisi të shëndetshëm, të shëndetit publik, të cilësisë së ajrit dhe ujit në Shqipëri dhe në nivel global.
Shkencëtarët që i dëgjova kanë qënë mjaft inkurajues dhe kanë menduar për të ardhmen. Shumë ekspertë shqiptarë prezantuan studime mbi cilësinë e ujit dhe të ajrit në Shqipëri. E rëndësishme është që të përdoret ky informacion për të përmirësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe të planetit tonë.
Ka një ekspertizë të jashtëzakonshme në këtë vend dhe një dëshirë të madhe për ta mbrojtur natyrën- ka thënë ajo. Ekspertët kanë evidentuar rëndësinë e një qasje sistematike që ndërlidh Mjedisin, Shëndetin dhe Mirëqenien.
Alida Lula /SCAN

2024 shënon rekord të rendimenteve të grurit në Kosovë - “Për herë të parë nga paslufta, vendi siguron bukë për të gjithë vitin”
Viti 2024 pritet të shënojë rekord për sa u përket rendimenteve të grurit në Kosovë. Madje, sipas Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë në historinë e......

Tuneli i Llogarasë shkurton udhëtimin me 45 minuta - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 20 mld lekë
Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë do të shkurtojë ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Tuneli......

A do ta rifomatojë hartën administrative tkurrja e popullsisë? - 14 bashki kanë nën 10 mijë banorë, ndryshon transferta e pa kushtëzuar
Në 12 vitet e fundit popullsia shqiptare është tkurrur me afro 400 mijë banorë. Të dhënat e Censin 2023 tregojnë se në vendin tonë jetojnë aktualisht rreth 2.4......

Fatura për blerje energjie shkon në 12 mln euro - Tenderët e KESH, në 3 javë. Deri në mes të qershorit u kryen vetëm shitje e optimizim
2.67 mln euro është vlera e shpenzuar për blerjen e enegjisë në një procedurë të zhvilluar së fundmi nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare. Energjia do të......

MCA dhe Final “ankohen” për heqjen e licencës - BSH hedh poshtë kërkesën e tyre për shfuqizimin e vendimit
Dy subjektet financiare jobanka, Micro Credit Albania dhe Final, janë bërë bashkë për të ankimuar vendimin e Bankës së Shqipërisë mbi revokimin e licencave të......

“Diagnoza” për bashkitë, domosdoshmëri marrja e masave - Haxhimali: Njësitë duhet të vetërregullohen, ndërhyrje në staf
Një dekadë pas vënies në jetë të reformës administrativo-territoriale dhe në kushtet e tkurrjes së popullsisë, sfidat për 61 bashkitë në vend janë edhe më të......

Hapet sot tuneli i Llogarasë/ Rama: Një nga veprat historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut
Ditën e sotme do të hapet tuneli i Llogarasë. Inaugurimi i tunelit nis në orën 10:00. I pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama si dhe......

‘Lufta’ SHBA – Kinë: India fiton vazhdimisht terren - Ekonomia e vendit nxitet nga kompanitë amerikane dhe shumëkombëshe
Në një treg global të tronditur nga paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe konkurrenca midis SHBA-së dhe Kinës, India po fiton vazhdimisht terren, me kompanitë......