Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen? - Rritja e pagave dhe rënia e inflacionit ndikuan në fuqinë blerëse të qytetarëve

Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm i kapitalit të huaj në vend, bilancet pozitive të sektorit privat dhe kushtet e përshtatshme monetare.
Aktualisht, rritja ekonomike po ushqehet nga rritja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, e investimeve nga bizneset, si dhe e kërkesës së huaj për shërbimet e turizmit shqiptar. Kjo kërkesë e lartë e familjeve për mallra e shërbime është ndikuar nga rënia e inflacionit dhe rritja e pagave. Gjithashtu, të ardhurat nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend, mjedisi i përshtatshëm financiar dhe rritja e vazhdueshme e kredisë, kanë kontribuar në gjendjen pozitive të ekonomisë shqiptare.
Sa i takon inflacionit, ky i fundit thuajse është përgjysmuar në krahasim me fillimin e vitit, duke qëndruar në nivelin mesatar 2.1% në muajt prill dhe maj. Rënia e tij u ndikua nga ulja e çmimeve të ushqimeve, rënie që ka shoqëruar edhe të gjitha vendet e rajonit. Megjithatë, rënia e inflacionit po bëhet gjithnjë e më e dukshme te çmimet e tjera të produkteve të shportës, duke sinjalizuar një reduktim me bazë të gjerë të presioneve inflacioniste.
Efektet e kësaj goditjeje në inflacion priten të jenë të pranishme edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit. Kështu, inflacioni do të luhatet pranë niveleve aktuale prej 2.1% në pjesën e mbetur të vitit 2024 dhe do të kthehet në objektivin 3% në muajt e parë të vitit 2025.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Energjia bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në BE - Kostot të paktën 50% më të larta, kompanitë europiane në disavantazh
Vendet e BE-së do të paguajnë shumë më tepër për energjinë elektrike sesa SHBA-ja dhe Kina për shumë vite madje dhe bizneset europiane do të jenë në mënyrë të......

“3 milionë euro për kategoritë në nevojë” - Programi i mbështetur nga USAID e UNDP, mbi 900 përfitues në Durrës, Lezhë dhe Kurbin
Mbi 900 persona, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, kanë marrë shërbime në tre Qendrat e ngritura me mbështetjen e USAID dhe UNDP, në Durrës, Lezhë dhe......

Bora Muzhaqi në Lushnje dhe Kuçovë: Vijojnë takimet me të rinjtë për rishikimin e Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në......

Hapet tuneli i Llogarasë, në ceremoni kryeministri Rama - Balluku: Do të ketë dhe një tunel emergjence me 11 dalje
Tuneli i Llogarasë u hap zyrtarisht për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e polifonisë labe, qytetarë të......

Sa inovative janë bizneset në Shqipëri? - INSTAT: Rreth 42.9% e ndërmarrjeve investuan në inovacion
Bizneset në Shqipëri po investojnë gjithnjë e më tepër në inovacion, duke sjellë risi në produktet e tyre ose futur procese të reja në biznes. Sipas të dhënave......

“Ndotja e ajrit, 4-5 fish më e lartë se norma e rekomanduar” - 26 studime shkencore prezantohen në konferencën ndërkombëtare
Është zhvilluar në Tiranë Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Kontrolli i cilësisë së ujit dhe ajrit, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe sigurimi i zhvillimit të......

2024 shënon rekord të rendimenteve të grurit në Kosovë - “Për herë të parë nga paslufta, vendi siguron bukë për të gjithë vitin”
Viti 2024 pritet të shënojë rekord për sa u përket rendimenteve të grurit në Kosovë. Madje, sipas Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë në historinë e......

Tuneli i Llogarasë shkurton udhëtimin me 45 minuta - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 20 mld lekë
Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë do të shkurtojë ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Tuneli......