'TEDA Kashar', 115 milionë lekë për shpronësime për projektin strategjik të zonës së zhvillimit teknologjik në kryeqytet

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik “TEDA Tiranë””.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Referuar vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë të përgjithshme prej 115 milionë e 458 mijë lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private do të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
Në fund të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë dhe shpalljen e Bashkisë së Tiranës si zhvillues të zonës.
Projekti përfshin zonën e Kasharit në kryeqytet dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare.
Projekti i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2020, dhe tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon se periudha e funksionimit të “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të jetë 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.
Sipërfaqet që prek projekti në Yzberisht, Gropaj dhe Kashar do t’i nënshtrohen shpronësimit ose marrjes në përdorim të përkohshëm për interes publik.
Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Kashar” parashikohet të jetë 102 milionë e 666 mijë euro.
SCAN
Sondazh

Miratohet fondi 144 milionë lekë për shpronësimet në aksin e ri rrugor që bashkon Shëngjinin me Velipojën
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri për shpronësime në kuadër të projektit të bashkimit të dy bregdeteve, Shëngjin dhe Velipojë, përmes ndërtimit të......

VKM për turizmin, 45 milionë lekë për promovimin e destinacioneve dhe produkteve shqiptare
Një fond 45 milionë lekësh i është akorduar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për programin e zhvillimit të turizmit. Ky buxhet do të përdoret për për......

OBSH paralajmëron: 66% shanse që ngrohja globale të tejkalojë 1.5°C në 5 vitet e ardhshme!
Temperaturat globale ka të ngjarë të rriten në nivele rekord në pesë vitet e ardhshme, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Të ushqyer......

Programi “Young Cells”/ Ambasadorja e BE-së: Projekti synon që administrata publike të arrijë standardet e BE-së!
Gjatë prezantimit të programit “Young Cells”, në konferencën e organizuar nga Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me ministren e Shtetit për......

Orikum-Dukat, gati për sezonin turistik - Balluku: Do të hapet për qarkullimin e automjeteve, punimet mbyllen përpara afatit
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të hapet për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik, ndërkohë që punimet do të mbyllen tërësisht në muajin shtator.......

Tirana rrit “epërsinë” në ekonomi - Me rritje edhe Durrësi e Vlora. 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB për vitin 2021
Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%,......

Bien përsëri bonot, por edhe më shumë obligacionet - Thellohet rënia e yield-eve në të gjitha maturitetet, afatshkurta e afatgjata
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë shënuar rënien e radhës në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrissë së Financave, bonot......

Euro rifiton terrenin e humbur - Monedha e përbashkët europiane vijon forcimin ndaj lekut
Euro ka rifituar sërish terren ndaj lekut gjatë ditës së mërkurë, duke vijuar tendencën e forcimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u ble me......