Miratohet fondi 144 milionë lekë për shpronësimet në aksin e ri rrugor që bashkon Shëngjinin me Velipojën

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri për shpronësime në kuadër të projektit të bashkimit të dy bregdeteve, Shëngjin dhe Velipojë, përmes ndërtimit të një aksi rrugor që kalon në zonën që njihet si ‘Rëra e Hedhur’.
Vendimi parashikon shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll, segmenti nga km + 0.00 deri në km 7 + 310”.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lezhë.
Referuar vendimit të miratuar në mbledhjen e drejtuar nga zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, përmes një fondi prej 144 milionë e 537 mijë lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin do të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.
Ky aks rrugor e shkurton distancën mes Shëngjinit dhe Velipojës në 19 minuta nga 1 orë e 28 minuta që është aktualisht ndërsa krijon një potencial madhor për zhvillimin e turizmit duke bashkuar dy zonat turistike më të rëndësishme të Veri-Perëndimit të vendit.
SCAN
Sondazh

VKM për turizmin, 45 milionë lekë për promovimin e destinacioneve dhe produkteve shqiptare
Një fond 45 milionë lekësh i është akorduar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për programin e zhvillimit të turizmit. Ky buxhet do të përdoret për për......

OBSH paralajmëron: 66% shanse që ngrohja globale të tejkalojë 1.5°C në 5 vitet e ardhshme!
Temperaturat globale ka të ngjarë të rriten në nivele rekord në pesë vitet e ardhshme, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Të ushqyer......

Programi “Young Cells”/ Ambasadorja e BE-së: Projekti synon që administrata publike të arrijë standardet e BE-së!
Gjatë prezantimit të programit “Young Cells”, në konferencën e organizuar nga Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me ministren e Shtetit për......

Orikum-Dukat, gati për sezonin turistik - Balluku: Do të hapet për qarkullimin e automjeteve, punimet mbyllen përpara afatit
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të hapet për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik, ndërkohë që punimet do të mbyllen tërësisht në muajin shtator.......

Tirana rrit “epërsinë” në ekonomi - Me rritje edhe Durrësi e Vlora. 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB për vitin 2021
Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%,......

Bien përsëri bonot, por edhe më shumë obligacionet - Thellohet rënia e yield-eve në të gjitha maturitetet, afatshkurta e afatgjata
Bonot e thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë shënuar rënien e radhës në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrissë së Financave, bonot......

Euro rifiton terrenin e humbur - Monedha e përbashkët europiane vijon forcimin ndaj lekut
Euro ka rifituar sërish terren ndaj lekut gjatë ditës së mërkurë, duke vijuar tendencën e forcimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u ble me......

Fermerët morën 8.3 milionë litra naftë falas - Buxheti i bujqësisë në vitin 2022, zhvillimi rural përfiton pjesën më të madhe
Viti që lamë pas ka qenë sfidues për bujqësinë, pasi i është dashur të përballet me të papritura të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, të cilat kërkonin masa......