“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, deputetët e argumentojnë nevojën e ndryshimit të ligjit me pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.
Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare, por që gjithsesi duhet të respektojë kriteret e mbrojtjes. Sipas relacionit shoqërues, projektligji ka si qellim rregullimin e disa problematikave që vijnë si pasojë e zbatimit te ligjit aktual në terren. Gjithashtu, sipas deputetëve ligji aktual nuk zgjidh ngërçe që ekzistojnë në realitet, si mbivendosja e "Zonave me Perparesi Zhvillimi" me "Zonat e Mbrojtura".
Kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022, qeveria miratoi hartat e reja që frazmentarizonin këto territore, pas një procesi që është kundërshtuar ashpër nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit. Tashmë kjo çështje është depozituar edhe në gjykatë, teksa organizatat kanë argumentuar se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë......

Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba - Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij......

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit
Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit......

A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u bëjnë shërbimin, mungesa e fuqisë punëtore po “infekton” sektorin
A është ulliri biznes fitimprurës? Silvana Subashi, e cila prej dekadash e ka përdorur këtë pemë si biznes të mirëfilltë, shprehet se ulliri është një ndër......

Fonde shtesë për rrugën Korçë-Ersekë - 520 mln lekë të tjera për lotin II. Kosto e gjithë segmentit arrin në 6 mld lekë
Përfundimi i lotit të dytë të aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë 520 mln lekë shtesë. Financimi do të nisë në vitin 2024, ku në projektbuxhet është......

Euro nën 103 lekë, çfarë po rikthen luhatjet e korrikut? - Volumi i eurove në qarkullim shumë i lartë, kërkesa për blerje e ulët nga të gjitha drejtimet
Pas një lloj stabiliteti në tremujorin e tretë, veçanërisht gjatë periudhës gusht-tetor, afrimi i festave të fundvitit ka rithyer ritmet e zhvleftësimit të......

Hungaria do të marrë 920 milionë euro fonde nga BE pa asnjë kusht!
Komisioni Europian miratoi të enjten versionin e rishikuar të planit të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Hungarisë, një vendim që parashikon lirimin e 920......

Zgjedhjet holandeze: Partia e ekstremit të djathtë e Wilders kërkon të formojë qeverinë!
Populisti holandez i ekstremit të djathtë anti-BE, Geert Wilders, do të fillojë të kërkojë partnerë koalicioni të enjten pas një fitoreje masive në zgjedhje që......