Fonde shtesë për rrugën Korçë-Ersekë - 520 mln lekë të tjera për lotin II. Kosto e gjithë segmentit arrin në 6 mld lekë
Përfundimi i lotit të dytë të aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë 520 mln lekë shtesë. Financimi do të nisë në vitin 2024, ku në projektbuxhet është parashikuar vlera prej 104 mln lekë, teksa shtesa ka ardhur pas modifikimit të kontratës fillestare, që ka një vlerë prej 2.6 mld lekë. Gjithsesi, kjo shumë është vetëm gjysma e kostos për këtë lot të rrugës, pasi po ndërtohet përmes 2 kontratave. Kontrata për pjesën e parë të këtij segmenti ka një vlerë prej 2.82 mld lekë. Kjo do të thotë se në total, së bashku me shtesën e kontratës, kosto për ndërtimin e lotit II të aksit rrugor Korçë – Ersekë arrin në 6 mld lekë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht aksi rrugor Korçë - Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Punimet në këtë aks janë zvarritur prej vitesh, duke qenë se zbatimi i projektit nisi qysh në vitin 2013, ndërkohë që në shtator të vitit 2018 përfunduan punimet në një gjatësi prej 17.6 km që përfshinin vetëm lotin e parë.
Ndërkohë që, aktualisht, punimet kanë avancuar vetëm në lotin 2, ndërsa për lotin 3 nuk kanë nisur ende procedurat tenderuese. Rruga Korçë-Ersekë është një aks kyç në rajonin jug-lindor, ndërsa projekti parashikon ndryshime të rrugës aktuale, duke shmangur disa prej segmenteve, të cilët në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Euro nën 103 lekë, çfarë po rikthen luhatjet e korrikut? - Volumi i eurove në qarkullim shumë i lartë, kërkesa për blerje e ulët nga të gjitha drejtimet
Pas një lloj stabiliteti në tremujorin e tretë, veçanërisht gjatë periudhës gusht-tetor, afrimi i festave të fundvitit ka rithyer ritmet e zhvleftësimit të......

Hungaria do të marrë 920 milionë euro fonde nga BE pa asnjë kusht!
Komisioni Europian miratoi të enjten versionin e rishikuar të planit të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Hungarisë, një vendim që parashikon lirimin e 920......

Zgjedhjet holandeze: Partia e ekstremit të djathtë e Wilders kërkon të formojë qeverinë!
Populisti holandez i ekstremit të djathtë anti-BE, Geert Wilders, do të fillojë të kërkojë partnerë koalicioni të enjten pas një fitoreje masive në zgjedhje që......

Aktiviteti i biznesit në eurozonë bie sërish në nëntor, duke nxitur frikën e recesionit!
Rënia e aktivitetit të biznesit në eurozonë u lehtësua në nëntor, por sugjeroi se ekonomia e bllokut do të tkurret sërish këtë tremujor pasi konsumatorët......

Rriten shitjet globale të smartfonëve - Kthesa, pas më shumë se dy vite rënieje
Shitjet globale të telefonave inteligjentë u rritën në tetor pas rënies për 27 muaj rresht, të udhëhequr nga një rimëkëmbje në tregjet në zhvillim, sipas të......

Zhvillohet turizmi i ullirit në Itali - Prodhuesit janë të dëshpëruar për të rritur fitimet
Prodhuesit në Mesdhe po i drejtohen turizmit të ullirit në një përpjekje për të mbuluar kostot në rritje të prodhimit dhe goditjen e të korrave nga kushtet......

Bizhuteri kontrabandë pa fatura doganore – Policia ndalon 7 shtetas dhe bllokon 7 dyqane!
Policia Shtetit njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve......

Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin - Fatura prej 48 miliardë dollarë lë vendin në “mëshirën” e tregjeve të bonove
Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara.......