Rriten shitjet globale të smartfonëve - Kthesa, pas më shumë se dy vite rënieje

Shitjet globale të telefonave inteligjentë u rritën në tetor pas rënies për 27 muaj rresht, të udhëhequr nga një rimëkëmbje në tregjet në zhvillim, sipas të dhënave të “Counterpoint Research”. Transaksionet e shitjeve, ose vëllimet e shitjeve me pakicë, u rritën me 5% në bazë vjetore në tetor.
Rritja është udhëhequr nga tregjet në zhvillim me një rimëkëmbje të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, rikthimin e Huawei në Kinë dhe fillimin e sezonit festiv në Indi. Tregjet e zhvilluara me ‘ngopje’ relativisht më të lartë të smartfonëve, kanë regjistruar një rikuperim më të ngadaltë.
Huawei shënoi rritjen më të shpejtë midis prodhuesve të telefonave inteligjentë në Kinë në tremujorin e tretë pasi kompania lançoi telefonin inteligjent ‘Mate 60 Pro’ në shtator, i cili ngjalli shumë interes tek konsumatorët për shkak të çipit të tij të avancuar. Tetori gjithashtu regjistroi shitjet më të larta mujore të smartfonëve që nga janari 2022.
Hedhja në treg e serisë iPhone 15 të Apple në fund të shtatorit ndihmoi gjithashtu në rritjen e shitjeve të smartfonëve. Në krahasim me vitin e kaluar, dalja në treg u vonua me një javë, gjë që do të thotë se efekti i plotë i shitjeve të iPhone të ri u ndje në tetor. Shitjet globale të smartfonëve janë ndikuar nga mungesa e komponentëve, grumbullimi i inventarit dhe ciklet më të gjata të zëvendësimit. Këto situata janë komplikuar me një mjedis të pasigurt makroekonomik dhe si rezultat, shitjet globale të smartfonëve kanë rënë nga viti në vit çdo muaj për më shumë se 2 vjet.
Firma e kërkimit teknologjik ‘Canalys’ muajin e kaluar tha se rënia në shitjet globale të smartfonëve po ngadalësohej me dërgesat në tremujorin e tretë që ranë vetëm 1% krahasuar me një rënie prej 10% në tremujorin e kaluar.
‘Samsung’ i Koresë së Jugut vazhdoi të udhëheqë tregun global të smartfonëve në tremujorin e tretë, me një pjesë prej 20% të shitjeve totale të smartfonëve, sipas të dhënave të Counterpoint Research. Apple përfundoi e dyta me 16% pjesë të tregut, e ndjekur nga markat kineze Xiaomi - 12%, Oppo - 10% dhe Vivo - 8%. Counterpoint Research pret që tregu global i smartfonëve të rritet më tej në tremujorin e katërt.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhvillohet turizmi i ullirit në Itali - Prodhuesit janë të dëshpëruar për të rritur fitimet
Prodhuesit në Mesdhe po i drejtohen turizmit të ullirit në një përpjekje për të mbuluar kostot në rritje të prodhimit dhe goditjen e të korrave nga kushtet......

Bizhuteri kontrabandë pa fatura doganore – Policia ndalon 7 shtetas dhe bllokon 7 dyqane!
Policia Shtetit njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve......

Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin - Fatura prej 48 miliardë dollarë lë vendin në “mëshirën” e tregjeve të bonove
Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara.......

Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve......

Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve, mesatarisht deri 394 kWh në muaj!
Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit ‘Edmunds’, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet gjithashtu se si është......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 94.2 lekë dhe......

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2024-2026 dhe buxhetin e vitit të ardhshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2024- 2026, buxhetin për vitin......

BERZH, gati për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve. Ministri Mete takon Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale
BERZH ka shprehur gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket ngritjes së kapaciteteve për emetuesit e......