Euro nën 103 lekë, çfarë po rikthen luhatjet e korrikut? - Volumi i eurove në qarkullim shumë i lartë, kërkesa për blerje e ulët nga të gjitha drejtimet
Pas një lloj stabiliteti në tremujorin e tretë, veçanërisht gjatë periudhës gusht-tetor, afrimi i festave të fundvitit ka rithyer ritmet e zhvleftësimit të euros në raport me lekun. Luhatshmëria dhe pasiguria e shtuar që karakterizuan muajin korrik, duket se po rikthehen pas gjysmës së nëntorit. Të enjten, euro ra nën vlerën mesatare prej 103 lekësh, duke ju rikthyer vlerave rekord të shënuara gjatë muajit korrik. Ajo u shit të enjten me 102.50 lekë dhe u ble me 103.25 lekë, me një kur mesatar prej 102.88 lekësh.
Ajo që stabilizoi nënçmimin e euros në gusht, pas luhatjeve të forta të korrikut, ishte kërkesa e fortë e ardhur veçanërisht nga individët për blerjen e saj, të cilët tërhoqën nga tregu një volum të konsiderueshëm të monedhës së përbashkët evropian.
Dhe duket se është pikërisht raporti kërkesë ofertë ai që po risjell ritmet e forta mbiçmuese të lekut në raport me monedhën e përbashkët evropiane. Aktorët e tregut valutor në vend, të pyetur nga Televizioni Scan thanë se aktulisht ka një volum të lartë eurosh në qarkullim, ndërkohë që kërkesa për blerje është e ulët.
Një prej motiveve të nevojës së ulët për euro është ritmi i shtuar i blerjeve të valutës në muajin gusht, gjë që mund të ketë ezauruar një pjesë të kërkesës. Ndërkaq, për shkak të situatës së mirë hidrike, Qeverisë nuk i është dashur të grumbullojë sasi të konsiderueshme eurosh, për të importuar energji duke pasur gjithashtu rol në volumin e lartrë të valutës që arkullon në treg. Nga ana tjetër, vetë sektori bankar ka tkurrur ndjeshëm kreditimin në valutë për shkak të rritjeve të normave të interesit nga ana e bankës Qendrore Evropiane, gjë që ka lehtësuar gjithashtu nevojën për blerje eurosh në tregun e brendshëm.
Gjithësesi, e rëndësishme është që aktorët presin rritje të presione nënçmuese ndaj euros me afrimin e festave, por veçanërisht me sinjalet shumë të zbehta që jep kërkesa për valutë të huaj, veçanërisht euro, në tregun financiar shqiptar.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Hungaria do të marrë 920 milionë euro fonde nga BE pa asnjë kusht!
Komisioni Europian miratoi të enjten versionin e rishikuar të planit të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Hungarisë, një vendim që parashikon lirimin e 920......

Zgjedhjet holandeze: Partia e ekstremit të djathtë e Wilders kërkon të formojë qeverinë!
Populisti holandez i ekstremit të djathtë anti-BE, Geert Wilders, do të fillojë të kërkojë partnerë koalicioni të enjten pas një fitoreje masive në zgjedhje që......

Aktiviteti i biznesit në eurozonë bie sërish në nëntor, duke nxitur frikën e recesionit!
Rënia e aktivitetit të biznesit në eurozonë u lehtësua në nëntor, por sugjeroi se ekonomia e bllokut do të tkurret sërish këtë tremujor pasi konsumatorët......

Rriten shitjet globale të smartfonëve - Kthesa, pas më shumë se dy vite rënieje
Shitjet globale të telefonave inteligjentë u rritën në tetor pas rënies për 27 muaj rresht, të udhëhequr nga një rimëkëmbje në tregjet në zhvillim, sipas të......

Zhvillohet turizmi i ullirit në Itali - Prodhuesit janë të dëshpëruar për të rritur fitimet
Prodhuesit në Mesdhe po i drejtohen turizmit të ullirit në një përpjekje për të mbuluar kostot në rritje të prodhimit dhe goditjen e të korrave nga kushtet......

Bizhuteri kontrabandë pa fatura doganore – Policia ndalon 7 shtetas dhe bllokon 7 dyqane!
Policia Shtetit njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve......

Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin - Fatura prej 48 miliardë dollarë lë vendin në “mëshirën” e tregjeve të bonove
Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara.......

Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve......