Shqipëria Postuar më 23 Nëntor 2023, 14:46

A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u bëjnë shërbimin, mungesa e fuqisë punëtore po “infekton” sektorin

Nga SCAN TV
A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u

A është ulliri biznes fitimprurës? Silvana Subashi, e cila prej dekadash e ka përdorur këtë pemë si biznes të mirëfilltë, shprehet se ulliri është një ndër asetet më të rëndësishme që ka vendi për të siguruar mirëqenie.

Sipas saj, edhe këtë vit ka prodhim të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe se çmimi mesatar arrin në 800 lekë litri.

Por mungesa e fuqisë punëtore nuk po i vjen në ndihmë fuqizimit të këtij sektori. Në fabrikë, sheh vetëm fermerë në moshën e pensionit të cilët çojnë ullirin për ta kthyer në vaj dhe më tej për të siguruar të ardhura përmes shitjes.

Prodhimi i ullirit shënoi rekord gjatë  vitit 2022 me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera në vend, ku prodhimi arriti në 152 mijë tonë. Ndërkohë duket se është produkti që do të udhëheqë rritjen e bujqësisë shqiptare, pasi premton 4 fishim të ardhurash për mbi 118 mijë fermerë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat