Mallrat e akcizës “thyejnë” rekord në 10 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë periudhë kanë hyrë më shumë karburante, cigare, kafe dhe birrë. Duket se sezoni i mjaft i mbarë turistik ka ndikuar në kërkesë të lartë për këto mallra dhe detyrimisht në shtimin e zhdoganimeve.
Zëri që mban peshën më të madhe ndër mallrat e akzicës është ai i karburanteve, që gjatë 10-mujorit të këtij viti është regjistruar pothuajse në të njëjtat nivele të vitit 2021, atij të pas pandemisë, pavarësisht, se gjatë këtij viti çmimet në tregun me pakicë kanë njohur rritje. Rekordi i zhdoganimit për karburantet është regjistruar në pikun e sezonit turistik, gjatë muajit gusht me 65,569 ton.
Pothuajse të njëjtën ecuri gjatë tre viteve ka regjistruar edhe importi i kafesë, që këtë vit është thuajse në të njëjtat nivele më atë të 2021-shit. Edhe për këtë produkt, muaji gusht ka shënuar rekordin e zhdoganimeve me pak më shumë se 1 mijë ton.
Në të njëjtën periudhë krahasimore, cigaret kanë shënuar një rritje të lartë të importeve, duke arritur në 2,665 ton në fund të këtij 10-mujori. Ndonëse për këtë produkt çmimet njohin rritje pothuajse nga viti në vit, kërkesa në treg mbetet e lartë. Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit. Ndërkohë, nga 1 janari 2024 kjo rritje do të reflektohet edhe në çmimin final të shitjes me rreth 20-30 lekë. Ndryshe nga dy produktet e mësipërme, muaji shtator ka shënuar rekordin e zhdoganimeve për cigaret me 435 ton.
Përsa i përket birrës, zhdoganimet për këtë produkt janë në nivelet më të larta të viteve të fundit dhe gushti ka shënuar rekordin e importit. Dyfishimi i akcizës së birrës në 710 lekë për hektolitër nga 1 janari 2023 duket se ka favorizuar më shumë importin dhe ka filluar të japë efekte negative për fabrikat e birrës në vend, të cilat u detyruan të rrisnin çmimin e produktit final. Për shkak të çmimit të lartë nga kostove të shtrenjtuara, birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, ndërsa sasia e blerë nga jashtë po rritet me ritme të larta.
Ndonëse, në sasi zhdoganimet e katër produkteve të mësipërme janë në nivele të larta, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të ardhurat e akcizës në buxhet, që për 10-mujorin rezultuan pak më të ulta nga planifikimi i fillimvitit. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë performancë ka ndikuar sidomos zhvlerësimi i madh i euros ndaj lekut.
Nga ana tjetër, niveli shumë i lartë i inflacionit ka detyruar Ministrinë e Financave të ndërhyjë në ligjin aktual të akcizave. Sipas këtij dikasteri, nëse vijohet me formulën aktuale niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet +11,5 % dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbinormale, indeksimi do ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera etj.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba - Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij......

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit
Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit......

A është ulliri biznes fitimprurës? - Pensionistët u bëjnë shërbimin, mungesa e fuqisë punëtore po “infekton” sektorin
A është ulliri biznes fitimprurës? Silvana Subashi, e cila prej dekadash e ka përdorur këtë pemë si biznes të mirëfilltë, shprehet se ulliri është një ndër......

Fonde shtesë për rrugën Korçë-Ersekë - 520 mln lekë të tjera për lotin II. Kosto e gjithë segmentit arrin në 6 mld lekë
Përfundimi i lotit të dytë të aksit rrugor Korçë – Ersekë do të kërkojë 520 mln lekë shtesë. Financimi do të nisë në vitin 2024, ku në projektbuxhet është......

Euro nën 103 lekë, çfarë po rikthen luhatjet e korrikut? - Volumi i eurove në qarkullim shumë i lartë, kërkesa për blerje e ulët nga të gjitha drejtimet
Pas një lloj stabiliteti në tremujorin e tretë, veçanërisht gjatë periudhës gusht-tetor, afrimi i festave të fundvitit ka rithyer ritmet e zhvleftësimit të......

Hungaria do të marrë 920 milionë euro fonde nga BE pa asnjë kusht!
Komisioni Europian miratoi të enjten versionin e rishikuar të planit të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Hungarisë, një vendim që parashikon lirimin e 920......

Zgjedhjet holandeze: Partia e ekstremit të djathtë e Wilders kërkon të formojë qeverinë!
Populisti holandez i ekstremit të djathtë anti-BE, Geert Wilders, do të fillojë të kërkojë partnerë koalicioni të enjten pas një fitoreje masive në zgjedhje që......

Aktiviteti i biznesit në eurozonë bie sërish në nëntor, duke nxitur frikën e recesionit!
Rënia e aktivitetit të biznesit në eurozonë u lehtësua në nëntor, por sugjeroi se ekonomia e bllokut do të tkurret sërish këtë tremujor pasi konsumatorët......