Shqipëria Postuar më 23 Nëntor 2023, 14:48

“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të 2025-ës” - Ish-drejtoresha e EKB-së, Doris Andoni sqaron procedurat e aplikimit

Nga SCAN TV
“Strehim për 13 mijë familje deri në fund të

Janë rreth 13 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga programet e strehimit siç janë banesat me kosto të ulët apo banesat sociale deri në fund të vitit 2025. Kjo, vuri në dukje ish-drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni përcaktohet edhe në draft-strategjinë e hartuar nga Ministria e Financave.

E ftuar në emisionin “Box to Box”. Andoni u ndal edhe tek programet kryesore të strehimit dhe mënyrën e aplikimit.

Në të gjithë vendin janë rreth 32 mijë familje të cilat rezultojnë të pastreha, apo në kushtet që nuk mund të sigurojnë një banesë në treg të lirë. Por kjo e dhënë i referohet një raporti të hartuar nga PNUD në 2016. Aktualisht, tha ekspertja e strehimit, nuk ka të dhëna të përditësuara mbi familjet në nevojë. Ajo që mund të thuhet është se vetëm përgjatë 3 viteve të fundit, janë regjistruar 6 mijë aplikime të reja.

Tirana dhe Durrësi vijojnë të mbeten qytetet me numrin më të lartë të familjeve të pastreha. Më tej, Andoni vuri theksin edhe tek shtrenjtimi i banesave në treg. Kjo sipas saj, në kushtet kur pagat janë në stanjacion, ul fuqinë blerëse. Për rrjedhojë do të ketë një shtim apo një rritje të numrit të familjeve që nuk do të jenë në gjendje që të sigurojnë një strehë. Sakaq, referuar të dhënave zyrtare të Entit Kombëtar të Banesave, nga viti 1993 deri më tani janë 18 mijë familje që kanë përfituar nga programet e strehimit, 14 mijë prej tyre vetëm përgjatë 10 vjeçarit të fundit.

Ada Hazizolli / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat