Taksa mbi fitimin e prodhuesve të energjisë - Në 5 muaj u arkëtuan në buxhet rreth 4 mld lekë

Qeveria ka mbledhur rreth 29.2 mld lekë nga tatimi mbi fitimin gjatë 5- mujorit të parë të këtij viti, duke shënuar rritje në raport me 2022. Kontribut në këtë drejtim duket se ka dhënë edhe taksa e jashtëzakonshme, që nisi të aplikohet këtë viti për prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Sipas përllogaritjeve janë rreth 4 mld lekë të mbledhura pikërisht nga kjo taksë.
Pak kohë më parë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se nga 8 mld lekë që ka qenë rritja e tatmit mbi fitimin, rreth gjysma vjen si efekt i taksës së jashtëzakonshme.
Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në senacën e datës 22 dhjetor 2022, ndërkohë që efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024.
Qeveria e ka quajtur taksën kontribiut solidariteti të detyrueshëm, teksa masa e tij llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh. Ndërkohë që, gjysma e këtyre të ardhurave shtesë do të duhet të depozitohet në buxhetin e shtetit. Ligji erdhi në një kohë kur prodhuesit që shesin energji në tregun e liberalizuar zgjeruan fitimet, si pasojë e ritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Gjithsesi, ligji do të jetë i zbatueshëm vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh, duke sugjeruar se në muajt në vijim të ardhurat e siguruara nuk do të jenë të larta, pasi çmimet e energjisë kanë shënuar rënie të ndjeshme.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Paga në shtet 900 euro, kostot në buxhet 1 mld Euro - Nga 84.7 Mld lekë në vitin 2022, shpenzimet e personelit do kalojnë 100 Mld në 2026
Ambicia e Qeverisë për të ngritur në 900 euro pagën mesatare të punonjësve të administratës publike do të peshojë rëndë në buxhetin e shtetit. Scan Televizion......

ISHTI, probleme me e-inspektimin - Auditimi i KLSH: Ndikim negativ në ofrimin e shërbimeve dhe saktësinë e të dhënave
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial hasin një sërë problemesh me sistemin elektronik gjatë ushtrimit të kontrolleve të subjekteve, duke......

Lidhja e Shqipërisë nga veriu në jug me Korridorin Blu, Balluku: Thumanë-Kashar ka arritur mbi 40 %, në vjeshtë gara për Milot-Balldren
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook se kanë nisur punimet për të......

Turizmi, rritja më e ulët e çmimeve ndër vite - E thotë INSTAT: Hotelet u shtrenjtuan vetëm 1.5%, argëtimi 2.7% dhe 5.1% restorantet
Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave mbi indeksin e çmimeve të konsumit, çmimet në sektorin e turizmit këtë sezon veror janë rritur me një......

Prodhimi i një makine në 40 sekonda! - Rekordi i ri botëror vendosur nga Tesla në fabrikën gjigante të Shangait
Fabrika gjigante e Tesla në Shangai mund të prodhojë një Model 3, ose Model Y çdo 40 sekonda. Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit tejkalon edhe atë të......

Shitjet e shampanjës po “lulëzojnë” - Por, shija së shpejti mund të ndryshojë falë ndryshimeve klimatike
Temperaturat në rritje në Europë dhe moti gjithnjë e më i paqëndrueshëm po ngjallin frikën se rajoni i Shampanjës në Francë mund të bëhet i papërshtatshëm për......

Taksë e jashtëzakonshme për bankat në Itali - Të ardhurat, për të ndihmuar kredimarrësit në vështirësi
Qeveria italiane miratoi një taksë të jashtëzakonshme prej 40% për bankat gjatë këtij viti, me të ardhurat që do të përdoren për të ndihmuar kredimarrësit në......

Bujqësia “vuan” nga moti i pazakontë - Gjithnjë e më pak prodhime në tregjet europiane
Moti ekstrem po shkatërron prodhimet bujqësore në Itali. Shoqata e fermerëve Coldiretti thotë se, gjashtë nga 10 dardha janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve,......