Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2023, 15:14

ISHTI, probleme me e-inspektimin - Auditimi i KLSH: Ndikim negativ në ofrimin e shërbimeve dhe saktësinë e të dhënave

Nga SCAN TV
ISHTI, probleme me e-inspektimin - Auditimi i KLSH: Ndikim negativ në

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial hasin një sërë problemesh me sistemin elektronik gjatë ushtrimit të kontrolleve të subjekteve, duke ndikuar negativisht në ofrimin e shërbimeve kundrejt bizneseve dhe qytetarëve.

Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditimi të kryer në fillim të këtij viti mbi Sistemet e Tekonologjisë së Informacionit. Dokumenti thekson se, mungesa e strategjisë, akteve rregullatore, pajisjeve kompjuterike dhe internetit në tabletat për inspektim apo problematikat në funksionimin e sistemit “e-inspektimi”, janë disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në cilësinë dhe saktësinë e të dhënave që gjeneron ky dikaster.

Sipas KLSH, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në infrastrukturën netëork dhe atë kompjuterike është i pamjaftueshëm, si dhe shërbimet që ofron teknologjia e informacionit në ISHTI mbështeten në një infrastrukture IT jo të konsoliduar.

Ndërkohë që, sistemet e informacionit janë bashkime komplekse të teknologjisë, proceseve dhe njerëzve që funksionojnë së bashku për të rregulluar përpunimin, ruajtjen, dhe transferimin e informacionit për të mbështetur misionin e institucionit dhe funksionet e tij. Për këtë arsye, çdo institucion shtetëror që ofron shërbime ndaj qytetarëve e ka si detyrim ndërtimin e programit të sigurisë së informacionit.

Gjithsesi, për periudhën objekt auditimi 2020-2022, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka realizuar në total 40 procedura prokurimi, me vlerë 31.6 mln lekë, pa TVSH, nga të cilat vetëm 5 procedura prokurimi janë investime në teknologji informacioni me një vlerë totale 791,500 lekë, pa TVSH.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat