Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2022, 16:22

Super ulje deri në 55% në NEPTUN - Qytetarët mund të përfitojnë blerje në të gjitha kategoritë në tre ditët me fat!

Nga SCAN TV
Super ulje deri në 55% në NEPTUN - Qytetarët mund të

Vetëm tre ditë Neptun ofron SUPERULJE deri ne 55% në të gjitha kategoritë. Kështu që nëse keni kohë që mendoni për të blerë një pajisje të re për shtëpinë tuaj, ky është momenti për ta bërë.

Izabela Zaçe, Departamenti i Marketingut, Neptun:

“Është e vërtetë se disa ditë janë thjesht me FAT. E ne Neptun fati ka zbritur ne datat 23-24 dhe 25 Shtator. Le te zbulojmë bashke pse… Ne kategorinë e televizorëve, markat dhe modelet qe ofrojmë janë te shumta por po ndalemi tek dy modele premium te markës LG Ky është televizori LG me teknologjinë Nano Cell. Ka një ekran 55”, dhe ofron një eksperience vërtetë fantastike te të parit, me ngjyra te pastra e pamje brilante.  Dhe është vërtetë fat qe këtë televizor smart me ekran te madh ta gjeni me 47% ULJE për vetëm 64990 leke. Për të kaluar tek gjenerata me e re e televizorëve OLED. Këtu kemi televizorin OLED EVO te LG, po me ekran  55”, ku ju do te përjetoni ngjyrat më të gjalla dhe “te zezën” perfekte qe nuk e shikojmë ne asnjë ekran tjetër. Dua të përmend se LG i është akorduar çmimi: Marka Nr.1 në botë për ekranet OLED.  Vetëm për tre ditë, këtë televizor do ta gjeni me 40 % ulje për 159990 Leke”.

“Ne sektorin e kujdesit ndaj rrobave, zgjedhjet nuk mungojnë. Ju prezantojmë Lavatriçen BEKO, e cila vjen ne kapacitetet 7 kg, 8 kg dhe 9 kg për të plotësuar sa më mirë nevojat tuaja. Të tria modelet janë me klas energjie A+++ dhe çmimi fillon nga 27990 leke. Meqenëse jemi tek rrobat, ne ju sugjerojmë edhe tharëset e rrobave te cilat sigurojnë mbrojtjen e copës, ruajtjen e ngjyrave dhe freskisë, si dhe lehtësojnë hekurosjen, për të kursyer kohë dhe mundim”.

“Dhe për te plotësuar kujdesin ndaj rrobave për një pamje te rregullt dhe te kuruar, kemi hekurat Optimal Temp te Philips. Provoni edhe ju kënaqësinë qe ju jep hekurosja me një hekur i cili nuk gradohet, dhe qe nuk ka rrezik te djege rrobat tuaja pasi hekuros me fuqinë e avullit. Këtë hekur ju e përfitoni me 39% ulje për vetëm 16990 leke”.

Kryefjalë të kësaj fushate tre ditore mbeten çmimet e leverdishme. Ajo që konsumatorët duhet të dinë është se gjatë Ditëve me FAT, Neptun ofron uljet më të mëdha ne te gjitha kategoritë, televizorë, makina larëse, frigoriferë, pajisje për kuzhinën si dhe pajisje të vogla elektroshtëpiake dhe të kujdesit personal.

Një tjetër mundësi e mirë për konsumatorët është edhe blerja me financim me 0% interes, e cila është e vlefshme gjatë gjithë muajit shtator, dhe mundëson blerjen me këste te vogla mujore deri ne 48 këste.

“Gama e produkteve me superulje nuk mbaron këtu. Ne ju ftojmë te vizitoni 29 dyqanet neptun në të gjithë Shqipërinë ose të lundroni ne webin tone www.neptun.al. Kape edhe ti fatin! sot, nesër dhe pasnesër e gjen vetëm në Neptun Hajde! dhe jeto me mire çdo dite”.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat