Spanja, gati furnizimin me gaz për Francën - Nga 1 nëntori do të pompohen 1,5 miliardë metra kub në vit

Kapaciteti i tubacionit të gazit Spanjë-Francë është rritur dhe mund të përdoret menjëherë nëse është e nevojshme, deklaroi ministrja spanjolle e Energjisë. Operatori i rrjetit Enagas tha se, planifikon që të fillojë pompimin nga 1 nëntori.
Enagas dhe homologu francez Terega kanë maksimizuar përdorimin e kompresorëve në lidhjen që kalon nga qyteti verior spanjoll Irun përtej vargmalit të Pirenejve, duke rritur kapacitetin e tij me 1.5 miliardë metra kub në vit. Kjo përfaqëson një rritje prej 18% në kapacitetin e eksportit të gazit të Spanjës, që do të thotë se ajo mund të furnizojë ekuivalentin e 6% të konsumit të gazit natyror të Francës.
"Stacioni është teknikisht i përgatitur për të dërguar gaz kur fqinjët tanë francezë e kërkojnë atë," tha Ministrja e Energjisë, Teresa Ribera, gjatë një vizite në Irun, ku është qendra e gazsjellësit. Ekzistojnë dy tubacione gazi mes Spanjës dhe Francës dhe një ndërlidhje e tretë po shqyrtohet në mes të një krize energjetike europiane të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Ribera përsëriti se ideja e një tubacioni të tretë, të quajtur Midcat, nuk u shua pavarësisht kundërshtimeve të Francës.
Spanja do të përmirësojë gjithashtu objektet e fabrikës së rigazifikimit të Enagas në portin e Barcelonës për të "maksimizuar solidaritetin me Italinë", tha Ribera, duke shpjeguar se një bankinë në port do të përshtatet për të rritur kapacitetin e ngarkimit për anijet që transportojnë gaz në Itali. Spanja dhe Portugalia kanë shtatë terminale të gazit të lëngshëm, që mund të ndihmojnë në furnizimin e Europës Qendrore nëse ndërtohen tubacione shtesë.
Franca është kundër ndërtimit të një gazsjellësi të tretë midis saj dhe Spanjës, duke argumentuar se dy tubacionet ekzistuese janë të pashfrytëzuara me flukse që shkojnë kryesisht drejt Spanjës.
Spanja eksportoi 13,075 GWh gaz neto midis janarit dhe gushtit të këtij viti përmes dy tubacioneve, ndërsa një vit më parë flukset regjistronin importe neto prej 6,172 GWh nga fqinji i saj verior, sipas të dhënave nga Enagas.
SCAN
Sondazh

Kapitalet private, në “arrati” - Më pak teknologji nga perëndimi. Sanksionet godasin ekonominë e Rusisë
Ekonomisë ruse do i duhet kohë deri në vitin 2030 për t’u rikthyer në nivelin e prodhimit para luftës në Ukrainë. Ky është përfundimi i ekspertëve të agjencisë......

Greqia i jep fund taksës së solidaritetit - Vendimi hyn në fuqi në 1 janar 2023 dhe është i vlefshëm për të gjithë
Ministria e financave në Greqi dorëzoi një amendament në parlamentin e vendit duke i dhënë fund taksës së solidaritetit për të gjithë. Masa do të hyjë në fuqi......

Rritja e çmimit të energjisë - Vendet që ndihmojnë qytetarët e tyre të paguajnë faturat
Inflacioni në rritje ka shkaktuar një krizë për sa i përket kostos së jetesës në Europë dhe qeveritë po përpiqen të mbrojnë familjet dhe bizneset nga rritja e......

Vështirësitë e bizneseve nga rritja e kostove - Fatura e energjisë së bukëpjekësit holandez Dennis arrin në 18.600 euro. Qeveria e vonuar
Për pesë breza, familja e holandezit Dennis Toebast ka ushtruar profesionin e bukëpjekësit. Por, që nga lufta në Ukrainë, faturat e energjisë janë pesëfishuar,......

BQE: BE në stanjacion, por normat duhet të rriten - Muajt e ardhshëm do të ketë sërish rritje të normave të interesit
Banka qendrore europiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit muajt e ardhshëm edhe pse përballë parashikimeve për një stanjacion ekonomik dhe me......

ARRSH hap super-tenderin për Elbasan-Qafë Thanë - 2.5 miliardë lekë për rikonstruksionin e 50 kilometrave rrugë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit të zgjerimit të rrugës Elbasan- Qafë Thanë. Fondi limit është rreth 2.5 miliardë......

Britani zbulon "mini buxhetin" – Ministri i Financave publikon masat për përballimin e krizës në vend!
Ministri britanik i financave Kwasi Kwarteng zbuloi të premten një grup të gjerë masash që synojnë uljen e taksave dhe faturave të energjisë për familjet dhe......

“Mister” fituesi i tenderit të ARRSH - Fondi limit, 58.1 milionë lekë. Kërkohet eleminimi i 21 pikave të zeza në rrugë, rrezik aksidenti!
Pavarësisht se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, kompania që do të kryejë punimet është e......