Europa Postuar më 23 Shtator 2022, 12:45

Greqia i jep fund taksës së solidaritetit - Vendimi hyn në fuqi në 1 janar 2023 dhe është i vlefshëm për të gjithë

Nga SCAN TV
Greqia i jep fund taksës së solidaritetit - Vendimi hyn në fuqi

Ministria e financave në Greqi dorëzoi një amendament në parlamentin e vendit duke i dhënë fund taksës së solidaritetit për të gjithë. Masa do të hyjë në fuqi në 1 janar 2023, dhe përfshin nënpunësit e sektorit civil dhe pensionistët. Për sa i përket të punësuarëve në sektorin privat, kjo taksë ishte hequr prej kohësh.

Sipas deklaratave të ministrit të financave qeveria po përpiqet të ndërtojë një strehë të sigurtë për shoqërinë duke respektuar paralelisht domosdoshmërinë për qëndrueshmëri fiskale. Ai shtoi se qeveria greke është e vetëdijshme për situatën aktuale, e cila është e vështirë pavarësisht se ekonomia greke muajt e fundit ka dhënë shenja pozitive kryesisht për shkak të një sezoni turistik të suksesshëm. Ai theksoi se njerëzit janë në vështirësi dhe për këtë arsye mbëshettja do të vazhdojë vecanërisht për familjet më të cënueshme.

Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët grekë paguajnë tarifat më të ulëta të energjisë elektrike në Europë ndërsa furnizuesit e energjisë financojnë shumicën e subvencioneve.

Nga ana tjetër të ardhurat nga taksat në shtatë muajt e parë të vitit ishin 5.1 miliardë euro më shumë se sa ishte vlerësuar fillimisht. Ky nuk është një fitim neto, pasi disa nga të ardhurat shtesë ishin buxhetuar për periudha të tjera kohore. Gjithashtu, një pjesë e të ardhurave shtesë tashmë janë shpenzuar për masat mbështetëse ndaj familjeve që përballen me inflacionin e lartë.

Programi i Stabilitetit vlerësoi se subvencionet e çmimeve për faturat e energjisë elektrike do të kushtonin 800 milionë euro; tani vlerësohet se kostoja do të variojë ndërmjet 1.3 miliardë dhe 1.5 miliardë euro. Vetëm për muajin gusht, subvencionet kushtuan 250 milionë euro në vend të 150 milionë eurove të vlerësuara fillimisht dhe kostoja ka të ngjarë të rritet në mes 300-400 milionë euro në shtator.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat