Super tenderët e ARRSH: Lidhet kontrata për Elbasan-Qafë Thanë, një nga ofertat fituese sa 99% e fondit limit

Gati 4 mld lekë është vlera e tre tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të cilët janë shpallur kompanitë fituese apo është lidhur kontrata. 2.6 mld lekë apo rreth 21.5 mln euro është vlera që pritet të shkojë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, faza I.
Tashmë ARRSH ka lidhur kontratën me kompaninë Alb Buliding, që do të zbatojë punimet, në këtë aks që është klthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve, të cilët duan të aksesojnë juglindjen e vendin kryesisht gjatë fundjavave apo ditëve të festave zyrtare, për shkak të trafikut që krijohet. Për një pjesë të këtij aksi e më konkretisht për segmentin Elbasan-Qukës, vitin e kaluar u miratua në Kuvend një kredi që do të shpenzohej pikërisht për projektimin.
Huaja u mor në kuadër të një programi të financuar nga qeveria italiane, që kishte si objektiv specifik t’i japte Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri – jug dhe lindje – perëndim.
Paralelisht me lidhjen e kësaj kontarte, ARRSH ka shpallur edhe kompaninë fituese për “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën Tujanit”. Oferta e përzgjedhur kap vlerën e 1.11 mld lekë apo sa 99% e fondit limit të vënë në dispozicion. Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur edhe kompaninë fituese për ndërtimin e Godinës së Qendrës së monitorimit të trafikut. Oferta fituese kap vlerën e 172.2 mln lekëve, pa TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjykatat e prokuroritë bosh, Vetting-u bën “kërdinë” - 214 magjistratë të shkarkuar, mbi 100 të tjerë të dorëhequr, apo të larguar nga sistemi
Nga viti 2018, kur edhe nisi të japë vendimet e para për shkarkimin apo konfirimin në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kuaalifikimit, shkalla e parë e Vetting-u,......

Shirat favorizojnë shitjen e energjisë - KESH gjeneron të ardhura, problem shkarkimet e ujit nga disa hidrocentrale
Shirat e ditëve të fundit kanë favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, por gjithsesi çmimet e raportuara nga KESH......

Programet ekonomike për zgjedhjet lokale - Toska: Kandidatët të studiojnë gjenden e bashkisë, propozime realiste
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, kandidatët për të udhëhequr bashkitë në 4 vitet e ardhshme duhet të paraqesin programe të mirëfillta......

Ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit – Byroja Shqipëtare e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit
Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas......

Rivian prish marrëveshjen me Mercedes Benz – Komania nuk do të prodhoj më furgona elektrike në Evropë
Rivian tha se po ndalonte planet për të prodhuar furgona komercialë elektrikë në Evropë dhe nuk do të "ndiqte më" marrëveshjen që bëri me Mercedes-Benz vetëm......

Gjermania, “sytë” nga energjia e rinovueshme - Rritet prodhimi, por vendi mbetet ende larg objektivave për vitin 2030
Prodhimi i energjisë së rinovueshme në Gjermani shënoi rritje në vitin 2022, por gjithësesi mbetet ende nën pragun e nevojshëm për të arritur objektivin e......

Britania ngrohet me termocentrale me qymyr - Rrjeti kombëtar merr vendimin pasi temperaturat ranë deri në -8.6 gradë celcius
Operatori i sistemit elektrik i Britanisë së madhe ka vënë në punë dy termocentrale me qymyr në mënyrë që të sigurohet furnizimi me energji elektrike, në një......

Portugalia, gati të përfundojë “vizat e arta” - Skema ka “tërhequr” 6,6 mld euro investime të huaja gjatë një dekade
Investimet përmes "vizës së artë" në Portugali, e cila u jep të huajve të drejtën e qëndrimit, u rritën me gati 50% muajin e kaluar, treguan të dhënat e......