Portugalia, gati të përfundojë “vizat e arta” - Skema ka “tërhequr” 6,6 mld euro investime të huaja gjatë një dekade

Investimet përmes "vizës së artë" në Portugali, e cila u jep të huajve të drejtën e qëndrimit, u rritën me gati 50% muajin e kaluar, treguan të dhënat e fundit, ndërsa qeveria po shqyrton mundësinë e përfundimit të kësaj skeme të diskutueshme.
“Viza e artë” është kritikuar ashpër në vend për rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave, ndërsa Komisioni Europian ka bërë thirrje për përfundimin e programeve të tilla kombëtare.
Në Portugali, kjo skemë ka tërhequr 6.6 miliardë euro investime gjatë dekadës së fundit, kryesisht nga Kina, Brazili dhe Turqia, ku pjesa më e madhe e parave shkon në pasuri të paluajtshme. Për të aplikuar, shtetasit jashtë BE duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm në Portugali, si blerja e pasurive të paluajtshme. Më pas atyre u jepen të drejtat e qëndrimit dhe u lejohet udhëtimi pa viza në të gjithë zonën Shengen të Europës.
Por kryeministri Antonio Costa, deklaroi më 2 nëntor se qeveria e tij do të vlerësonte skemën 10-vjeçare, duke vënë në pikëpyetje nëse programi mund të vijontë.
Të dhënat zyrtare treguan se investimet përmes vizave të arta u rritën 48% në nëntor krahasuar me muajin paraardhës, në 65 milionë euro, ndërsa rritja vjetore këtë muaj ishte 41%.
Zyra portugeze e “Transparency International” ka deklaruar se programi mund të përdoret për pastrim parash, ndërsa Komisioni Europian i konsideron skema të tilla një rrezik potencial për sigurinë.
Britania hoqi “vizat e arta” në shkurt pas pushtimit rus të Ukrainës mes shqetësimeve për hyrjen e parave të paligjshme ruse, ndërsa Portugalia pezulloi “vizat e arta” për rusët, por 431 kishin përfituar tashmë nga skema që nga koha e fillimit të saj.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

SHBA drejt zbulimit të ‘Graalit’ të energjisë - Për herë të parë prodhohet më shumë energji se ajo që e ndez atë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një pikë të rëndësishme për sa i përket fuzionit bërthamor. Departamenti amerikan i energjisë pritet të konfirmojë se......

Greqia dyfishon çmimin e “vizës së artë” nga 1 janari - Shtetasit e vendeve të treta që investojnë në pasuri të paluajtshme do paguajnë 500 mijë euro
Qeveria greke pritet të vendosë këto ditë ndryshimin e regjimit të dhënies së lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, subjekt investimi në tregun......

Twitter rikthen abonimin me pagesë - Përdoruesit e Apple duhet të paguajnë më shumë se të tjerët
Elon Musk hidhet sërish në sulm duke ripropozuar Twitter-in me abonim dhe goditur në të njëjtën kohë dhe Apple. Pronari i platformës sociale deklaroi se që nga......

Me paketat e baterive Tesla dhe rezervuarin më të madh të hidrogjenit, Panasonic teston fabrikën e së ardhmes!
Ndërsa trenat e shpejtësisë së lartë lëvizin me shpejtësi 285 kilometra në orë, Norihiko Kawamura i Panasonic shikon mbi rezervuarin më të lartë të depozitimit......

Punëtorët në mbarë botën thonë se ky është qyteti më i mirë amerikan për emigrantët!
Në mbarë botën, njerëzit pajtohen se qyteti më i mirë i SHBA-së për të jetuar dhe punuar jashtë vendit është Miami, Florida. Plazhi i Floridës së Jugut dhe......

Shitjet e industrisë së marihuanës ngadalësohen pas rritjes së pandemisë – Tregu ilegal dhe mungesa e legjislacionit ende problem
Pasi shijoi një rritje të shitjeve gjatë pandemisë, industria e kanabisit në SHBA po tregon shenja të një ngadalësimi pasi përballet me sfida ekonomike dhe......

I pari në botë: Treni i mahnitshëm malor zviceran që mund të kërcejë shinat hekurudhore! (FOTOT)
Duke kombinuar elegancën dhe rehatinë me përsosmërinë teknike të shekullit të 21-të, udhëtimi më i ri panoramik i trenit në Zvicër më në fund fillon më 11......

Atraksionet turistike që nuk mund t'i vizitoni në vitin 2023!
Tashmë duket se viti 2023 do të jetë një vit "udhëtimi hakmarrës", pas fundit të bllokimeve të pandemisë njerëzit nxituan të rikuperojnë pushimet dhe udhëtimet......