Greqia dyfishon çmimin e “vizës së artë” nga 1 janari - Shtetasit e vendeve të treta që investojnë në pasuri të paluajtshme do paguajnë 500 mijë euro

Qeveria greke pritet të vendosë këto ditë ndryshimin e regjimit të dhënies së lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, subjekt investimi në tregun grek të pasurive të paluajtshme .
Aktualisht, kërkohet të shpenzohen 250 mijë euro për të marrë një pronë për të siguruar “vizën e artë”, me shumën që pritet të dyfishohet nga 1 janari 2023. Por, problemi qendron tek transaksionet që janë nisur, pra investitorët e huaj, të cilët kanë paraqitur kërkesën dhe procesi është në një fazë të avancuar, por shitja e pronës mund të mos përfundojë deri në fund të vitit. Sipas informacioneve, për këtë periudhë kalimtare, plani bazë, i cili mund të rregullohet, parashikon që investitorët të mund t'i bashkohen regjimit ekzistues edhe kur ai të zëvendësohet nga viti i ri me kuadrin e ri. Kusht që kjo të ndodhë është që investitorët të paguajnë 25% të çmimit prej 250.000 euro, pra 62.500 euro si paradhënie deri në fund të dhjetorit dhe nëse transaksioni përfundon me hartimin e një kontrate shitjeje, deri në gjysmën e parë të vitit 2023.
Arsyeja kryesore e shtrenjtimit të “vizës së artë” është rritja e stokut të disponueshëm të pasurive të paluajtshme për blerësit grekë, duke qenë se rritja e shumës minimale do të kufizojë shitjet nga investitorët e huaj më pak të pasur. Megjithatë, masa kundërshtohet nga aktorët e tregut të pasurive të paluajtshme, të cilët argumentojnë se mund të dëmtojë konkurrencën e Greqisë si destinacion investimi, duke ofruar sot programin më të përballueshëm. Spanja dhe Portugalia kanë gjithashtu një limit investimi prej 500,000 eurosh, por në veçanti kjo e fundit ofron mundësinë e marrjes së shtetësisë.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Twitter rikthen abonimin me pagesë - Përdoruesit e Apple duhet të paguajnë më shumë se të tjerët
Elon Musk hidhet sërish në sulm duke ripropozuar Twitter-in me abonim dhe goditur në të njëjtën kohë dhe Apple. Pronari i platformës sociale deklaroi se që nga......

Me paketat e baterive Tesla dhe rezervuarin më të madh të hidrogjenit, Panasonic teston fabrikën e së ardhmes!
Ndërsa trenat e shpejtësisë së lartë lëvizin me shpejtësi 285 kilometra në orë, Norihiko Kawamura i Panasonic shikon mbi rezervuarin më të lartë të depozitimit......

Punëtorët në mbarë botën thonë se ky është qyteti më i mirë amerikan për emigrantët!
Në mbarë botën, njerëzit pajtohen se qyteti më i mirë i SHBA-së për të jetuar dhe punuar jashtë vendit është Miami, Florida. Plazhi i Floridës së Jugut dhe......

Shitjet e industrisë së marihuanës ngadalësohen pas rritjes së pandemisë – Tregu ilegal dhe mungesa e legjislacionit ende problem
Pasi shijoi një rritje të shitjeve gjatë pandemisë, industria e kanabisit në SHBA po tregon shenja të një ngadalësimi pasi përballet me sfida ekonomike dhe......

I pari në botë: Treni i mahnitshëm malor zviceran që mund të kërcejë shinat hekurudhore! (FOTOT)
Duke kombinuar elegancën dhe rehatinë me përsosmërinë teknike të shekullit të 21-të, udhëtimi më i ri panoramik i trenit në Zvicër më në fund fillon më 11......

Atraksionet turistike që nuk mund t'i vizitoni në vitin 2023!
Tashmë duket se viti 2023 do të jetë një vit "udhëtimi hakmarrës", pas fundit të bllokimeve të pandemisë njerëzit nxituan të rikuperojnë pushimet dhe udhëtimet......

7.5 kilometra kabllo elektrike dhe 700 drita - Italia ndez pemën më të madhe të Krishtlindjes në botë
Italia ka ndezur zyrtarisht pemën më të madhe të Krishtlindjeve në botë, në qytetin mesjetar të Umbrianit, Gubbio. Ekrani është mjaft i madh për të mbuluar 30......

Mark, i fundit 'ari restoranti' në Shqipëri, mbërrin në Austri pas mbi 20 vitesh ‘robëri’!
Pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Mark, i fundit nga "arinjtë e restorantit" të Shqipërisë, ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e tij të re, një strehë......