Twitter rikthen abonimin me pagesë - Përdoruesit e Apple duhet të paguajnë më shumë se të tjerët

Elon Musk hidhet sërish në sulm duke ripropozuar Twitter-in me abonim dhe goditur në të njëjtën kohë dhe Apple. Pronari i platformës sociale deklaroi se që nga kjo e hënë e 12 dhjetorit, jo vetëm do të rikthehet abonimi mujor por çmimi do të rritet në 7 dollarë për ata që abonohen nga kompjuterat dhe deri në 11 dollarë për ata që përdorin pajisje të Apple.
Twitter Blue, është ky emri i sistemit të abonimeve premium, u prezantua nga Musk në fillim të muajit nëntor duke shkaktuar polemika dhe largime nga platforma. U pezullua disa ditë por tashmë është rikthyer duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Ideja ndoshta është ajo e një testimi para se të përhapet kudo në botë.
Abonimi me pagesë lejon ngarkimin e videove me përmasa më të mëdha, pasja e postimeve në qendër të vëmendjes por dhe mundësia e korrigjimit apo fshirjes pas publikimit. Gjithashtu reduktohen reklamat, dhe cdo profil i verifikuar do të shoqërohet nga simboli i Twitter në ngjyrë blu. Nëse deri tani ky status përfitohej me punën dhe biografinë e secilit, duke treguar se kush je dhe cfarë shkruan, tashmë atë mund ta blesh.
Por ka dhe më shumë. Vetë Musk premtoi dhe mundësinë për të ndryshuar emrin e përdoruesit dhe fotografinë e profilit. Vendimi i fundit i shtohet ideve të tjera të shumta të sipërmarrësit për të monetizuar Twitter dhe për të reduktuar kostot. Por është dhe një mbajtje qëndrimi ndaj Apple.
Ata që abonohen nga iPhone ose iPad, ose përmes blerjeve brenda aplikacionit nga App Store, paguajnë më shumë, 11 dollarë në muaj kundrejt 8 të kërkuarve më parë. Qëllimi është padyshim që të anashkalohet dyqani online i Apple - i cili kërkon një përqindje prej 30% - për të stimuluar abonimin përmes ueb-it, ose direkt në Twitter. Në këtë rast, në fakt, paguhen 7 dollarë në muaj në vend të 4.99.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Me paketat e baterive Tesla dhe rezervuarin më të madh të hidrogjenit, Panasonic teston fabrikën e së ardhmes!
Ndërsa trenat e shpejtësisë së lartë lëvizin me shpejtësi 285 kilometra në orë, Norihiko Kawamura i Panasonic shikon mbi rezervuarin më të lartë të depozitimit......

Punëtorët në mbarë botën thonë se ky është qyteti më i mirë amerikan për emigrantët!
Në mbarë botën, njerëzit pajtohen se qyteti më i mirë i SHBA-së për të jetuar dhe punuar jashtë vendit është Miami, Florida. Plazhi i Floridës së Jugut dhe......

Shitjet e industrisë së marihuanës ngadalësohen pas rritjes së pandemisë – Tregu ilegal dhe mungesa e legjislacionit ende problem
Pasi shijoi një rritje të shitjeve gjatë pandemisë, industria e kanabisit në SHBA po tregon shenja të një ngadalësimi pasi përballet me sfida ekonomike dhe......

I pari në botë: Treni i mahnitshëm malor zviceran që mund të kërcejë shinat hekurudhore! (FOTOT)
Duke kombinuar elegancën dhe rehatinë me përsosmërinë teknike të shekullit të 21-të, udhëtimi më i ri panoramik i trenit në Zvicër më në fund fillon më 11......

Atraksionet turistike që nuk mund t'i vizitoni në vitin 2023!
Tashmë duket se viti 2023 do të jetë një vit "udhëtimi hakmarrës", pas fundit të bllokimeve të pandemisë njerëzit nxituan të rikuperojnë pushimet dhe udhëtimet......

7.5 kilometra kabllo elektrike dhe 700 drita - Italia ndez pemën më të madhe të Krishtlindjes në botë
Italia ka ndezur zyrtarisht pemën më të madhe të Krishtlindjeve në botë, në qytetin mesjetar të Umbrianit, Gubbio. Ekrani është mjaft i madh për të mbuluar 30......

Mark, i fundit 'ari restoranti' në Shqipëri, mbërrin në Austri pas mbi 20 vitesh ‘robëri’!
Pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Mark, i fundit nga "arinjtë e restorantit" të Shqipërisë, ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e tij të re, një strehë......

'Një turp që e bën Europën më të dobët': Eurodeputetët të tronditur nga skandali i korrupsionit i Katarit!
Arrestimi dhe akuzimi i katër personave në lidhje me një hetim kundër korrupsionit që përfshin anëtarë të Parlamentit Europian dhe një shtet të Gjirit, që......