'Një turp që e bën Europën më të dobët': Eurodeputetët të tronditur nga skandali i korrupsionit i Katarit!

Arrestimi dhe akuzimi i katër personave në lidhje me një hetim kundër korrupsionit që përfshin anëtarë të Parlamentit Europian dhe një shtet të Gjirit, që thuhet se është Katari, mund të tronditë Brukselin në thelbin e tij.
Disa eurodeputetë, përfshirë nën-presidenten Eva Kaili, janë akuzuar se kanë pranuar shuma të mëdha parash nga një vend i Gjirit që raportohet se është mikpritës i Kupës së Botës, Katari. Doha i ka mohuar akuzat.
Bashkë-presidenti i grupit të të Gjelbërve, Philippe Lamberts, bëri thirrje për një hetim parlamentar dhe që çështja e korrupsionit të ngrihet këtë javë në seancën plenare të asamblesë së fundit të vitit të BE-së.
Ligjvënësi i BE-së do të nisë të hënën në atë që premton të jetë një seancë e zjarrtë. Ai do të votojë këtë javë për një propozim për të zgjatur udhëtimin pa viza në BE për Kuvajtin, Katarin, Omanin dhe Ekuadorin. Disa ligjvënës kanë sugjeruar se debati dhe votimi duhet të shtyhet.
Disa ekspertë kanë argumentuar në dritën e skandalit se BE-ja tani duhet të forcojë legjislacionin e saj kundër korrupsionit. Para se të shpërthejë skandali, asambleja po shqyrtonte hyrjen pa viza në zonën Shengen për qytetarët e Katarit.
Por Partia Popullore Europiane, Social Demokratët, Liberalët dhe të Gjelbërit kanë bërë thirrje që atëherë për pezullimin e votimit të asamblesë për këtë çështje.
Akuzat vijnë në një kohë të ndjeshme për Katarin, pasi ai pret Kupën e Botës. Shtetit të Gjirit tashmë i është dashur të luftojë kundër pretendimeve rreth abuzimeve të dyshuara të të drejtave të njeriut të punëtorëve emigrantë dhe komunitetit LGBT+.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Putin kërcënon me uljen e prodhimit për shtetet që vendosën sanksione
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të javës, pasi një tubacion kryesor që furnizon Shtetet e Bashkuara po qëndron i mbyllur, ndërsa......

Çmimet e prodhimit mbështesin dollarin - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe bankat qendrore
Dollari po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat në SHBA të publikuara të premten treguan se çmimet e prodhimit u rritën më shumë......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Tregjet presin takimet e bankave qendrore, parashikohet rritje e interesave
Tregjet europiane e kanë nisur javën në rënie, pasi investitorët po presin takimet e bankave qëndrore më të mëdha të botës, që zhvillohet më vonë gjatë kësaj......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Dollari!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga java e kaluar teksa është blerë këtë të hënë me 109.6 lekë dhe është shitur me......

Zbulimi rrallë: Arkeologët gjejnë një gjerdan ari dhe gurësh të çmuar 1300-vjeçar
Gjerdani u zbulua në varrin e një personazhi femëror me status të lartë nga periudha e mesjetës së hershme, gjatë punimeve paraprake në përgatitjen e një......

Elon Musk kthen Twitter-in në 'hotel' për stafin! (FOTOT)
Gjatë kësaj jave janë shfaqur foto të hapësirës së zyrës në Twitter që është shndërruar në dhoma gjumi, të cilat autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si......

SHBA miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2023!
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka miratuar një buxhet të mbrojtjes për vitin 2023 prej rreth 850 miliardë dollarësh, tregojnë rezultatet e votimit. Është......

Vështirësia e nxjerrjes së Bitcoin shembet mes "stresit ekstrem" të industrisë!
Si rezultat i rillogaritjes së radhës, treguesi u ul me 7.32%, analistët në Glassnode e quajtën këtë një reflektim të stresit ekstrem në të cilin ndodhet......