Bota Postuar më 12 Dhjetor 2022, 09:41

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Putin kërcënon me uljen e prodhimit për shtetet që vendosën sanksione

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Putin kërcënon me uljen

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të javës, pasi një tubacion kryesor që furnizon Shtetet e Bashkuara po qëndron i mbyllur, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi se do të ulë prodhimin, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të perëndimit për të vendosur tavan mbi çmimet e naftës ruse. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi.

Megjithatë, të dyja kontratat po qëndrojnë pranë nivelit më të ulët që nga Dhjetori i vitit 2021, për shkak të shqetësimeve se recesioni i mundshëm global do të dëmtojë kërkesën për naftë. Të dielën, Kanadaja deklaroi se ende nuk ka filluar nga puna tubacioni më i madh që transporton naftë drejt Shteteve të Bashkuara, Keystone. Gjithashtu, autoritetet nuk dhanë një datë se kur do të rifillojë puna ky tubacion, i cili transporton rreth 622 mijë fuçi naftë në ditë.

Kina, që është importuesi më i madh i naftës në botë, vijon të lehtësojë masat kundër përhapjes së Covid-19, megjithëse rrugët në kryeqytetin e Pekinit ishin bosh gjatë fundjavës dhe shumë biznese qëndruan të mbyllura. Ndërkohë, ministri i Energjisë në Arabinë Saudite deklaroi se impakti i sanksioneve të BE dhe tavani i çmimeve ndaj naftës ruse, nuk është ende i qartë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat