Bota Postuar më 12 Dhjetor 2022, 09:40

Çmimet e prodhimit mbështesin dollarin - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe bankat qendrore

Nga SCAN TV
Çmimet e prodhimit mbështesin dollarin - Investitorët presin

Dollari po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat në SHBA të publikuara të premten treguan se çmimet e prodhimit u rritën më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë muajit të kaluar, që do të thotë se presionet inflacioniste janë prezente dhe Rezerva Federale do të vijojë me rritjen e interesave.

Euro, po tregtohet pranë 1.05 dollarëve, ndërsa paundi po tregtohet pranë 1.22 dollarëve. Referuar të dhënave në SHBA, indeksi i çmimeve të prodhimit për nëntorin u rrit me 0.3% me bazë mujore dhe me 7.4% me bazë vjetore. Megjithatë, investitorët do të tregohen të kujdesshëm pasi të martën do të publikohen në thënat mbi inflacionin në SHBA, ndërsa të mërkurën Rezerva Federale do të përcaktojë politikat monetare për të ardhmen.

Analistët presin gjerësisht se banka qendrore do të rrisë me 50 pikë bazë normën e interesit. Më vonë gjatë javës do të marrin vendimet e tyre edhe Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë dhe pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në pranë 17 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1250 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat