Bursat europiane e nisin javën në rënie - Tregjet presin takimet e bankave qendrore, parashikohet rritje e interesave

Tregjet europiane e kanë nisur javën në rënie, pasi investitorët po presin takimet e bankave qëndrore më të mëdha të botës, që zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.6%, ndërsa lëndët e para realizojnë fitimet më të mëdha, në rritje me 1.7%.
Rezerva Federale do të fillojë të martën takimin 2-ditor, dhe pritshmëritë janë që norma bazë e interesit të rritet me 50 pikë bazë. Referuar të dhënave më të fundit në SHBA, çmimet e prodhimit u rritën me 0.3% gjatë nëntorit, një hap më i madh se parashikimet e analistëve.
Ndërkohë, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 0.5% me bazë mujore, gjatë tetorit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 0.4%. Por, Banka e Anglisë parashikon se ekonomia është tashmë në recesion, i cili do të zgjasë deri në fund të vitit 2023. Gjatë ditës së sotme nuk priten të dhëna të rëndësishme dhe fokusi i tregjeve do të jetë vetëm te takimet e Rezervës Federale, Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë.
SCAN

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Dollari!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga java e kaluar teksa është blerë këtë të hënë me 109.6 lekë dhe është shitur me......

Zbulimi rrallë: Arkeologët gjejnë një gjerdan ari dhe gurësh të çmuar 1300-vjeçar
Gjerdani u zbulua në varrin e një personazhi femëror me status të lartë nga periudha e mesjetës së hershme, gjatë punimeve paraprake në përgatitjen e një......

Elon Musk kthen Twitter-in në 'hotel' për stafin! (FOTOT)
Gjatë kësaj jave janë shfaqur foto të hapësirës së zyrës në Twitter që është shndërruar në dhoma gjumi, të cilat autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si......

SHBA miraton buxhetin rekord të mbrojtjes për vitin 2023!
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka miratuar një buxhet të mbrojtjes për vitin 2023 prej rreth 850 miliardë dollarësh, tregojnë rezultatet e votimit. Është......

Vështirësia e nxjerrjes së Bitcoin shembet mes "stresit ekstrem" të industrisë!
Si rezultat i rillogaritjes së radhës, treguesi u ul me 7.32%, analistët në Glassnode e quajtën këtë një reflektim të stresit ekstrem në të cilin ndodhet......

Banka Botërore paralajmëron: Vendet në zhvillim përballen me rritje të mprehtë të shpenzimeve të borxhit publik!
Në tre vitet e ardhshme, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të përballen me një rritje të mprehtë të kostove të shërbimit të borxhit publik. Tashmë......

Menaxheri financiar ankohet se po paguhet 128 mijë dollarë në vit "për të mos bërë asgjë"!
Menaxheri financiar irlandez i rrjetit kombëtar hekurudhor të Irlandës pretendon se paguhet rreth 130,000 dollarë në vit për të ngrënë drekë dhe për të lexuar......

Mercedes-Benz do të kufizojë shpejtësinë e makinës derisa pronari i makinës të paguajë 1200 dollarë për abonim vjetor!
Mercedes-Benz ka bllokuar performancën e plotë të disa automjeteve elektrike, duke detyruar pronarët e makinave të paguajnë 1200 dollarë në vit. Kompania......