Gjykatat e prokuroritë bosh, Vetting-u bën “kërdinë” - 214 magjistratë të shkarkuar, mbi 100 të tjerë të dorëhequr, apo të larguar nga sistemi

Nga viti 2018, kur edhe nisi të japë vendimet e para për shkarkimin apo konfirimin në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kuaalifikimit, shkalla e parë e Vetting-u, praktikisht ka përgjysmuar numrin e gjyqtarëve e prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit, nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 30 nëntor 2022 ai ka dhënë 587 vendime. Në total numri i vendimeve për konfirmim në detyrë është më i lartë se ai i shkarkimeve, në një kohë që numri i të larguarve është shumë më i madh për shkak të dorëheqjeve. Një pjesë e mirë e dorëheqjeve janë dhënë pasi procesi i rivlerësimit ka hyrë në fazë të avancuar, madje në disa janë ato janë dhënë edhe pas seancës së parë dëgjimore, në prag të dhënies së vendimit.
Më specifikisht, bëhet fjalë për 235 vendime për konfirmimin në detyrë të 118 gjyqtarëve, 104 prokurorëve, 2 ish-inspektorëve në KLD, 1 inspektori në KLGJ dhe 10 ndihmësve/këshilltarë ligjorë.
Sa i përket largimeve nga sistemi, janë dhënë 214 vendime për shkarkimin nga detyra të 127 gjyqtarëve, 83 prokurorëve, 1 inspektori në ILD, 1 inspektori në KLGJ dhe 2 ndihmësve ligjorë.
Në 88 raste Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i është dashur të ndërpresë procesin për 55 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ishinspektorëve në KLD dhe 9 ndihmësve ligjorë + 1 ish-prokurori (Neni G I Aneksit të Kushtetutës). Bëhet fjalë pikërisht për rastin e dorëheqjes, kur Komisioni i Pavarur i Kualififikimit është i detyruar të ndërperesë menjëherë procesin e rivlerësimit. Në 8 raste kemi të bëjmë me pushim procesi, ndërsa janë dhënë 38 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Shirat favorizojnë shitjen e energjisë - KESH gjeneron të ardhura, problem shkarkimet e ujit nga disa hidrocentrale
Shirat e ditëve të fundit kanë favorizuar shitjen e energjisë elektrike nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, por gjithsesi çmimet e raportuara nga KESH......

Programet ekonomike për zgjedhjet lokale - Toska: Kandidatët të studiojnë gjenden e bashkisë, propozime realiste
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, kandidatët për të udhëhequr bashkitë në 4 vitet e ardhshme duhet të paraqesin programe të mirëfillta......

Ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit – Byroja Shqipëtare e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit
Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas......

Rivian prish marrëveshjen me Mercedes Benz – Komania nuk do të prodhoj më furgona elektrike në Evropë
Rivian tha se po ndalonte planet për të prodhuar furgona komercialë elektrikë në Evropë dhe nuk do të "ndiqte më" marrëveshjen që bëri me Mercedes-Benz vetëm......

Gjermania, “sytë” nga energjia e rinovueshme - Rritet prodhimi, por vendi mbetet ende larg objektivave për vitin 2030
Prodhimi i energjisë së rinovueshme në Gjermani shënoi rritje në vitin 2022, por gjithësesi mbetet ende nën pragun e nevojshëm për të arritur objektivin e......

Britania ngrohet me termocentrale me qymyr - Rrjeti kombëtar merr vendimin pasi temperaturat ranë deri në -8.6 gradë celcius
Operatori i sistemit elektrik i Britanisë së madhe ka vënë në punë dy termocentrale me qymyr në mënyrë që të sigurohet furnizimi me energji elektrike, në një......

Portugalia, gati të përfundojë “vizat e arta” - Skema ka “tërhequr” 6,6 mld euro investime të huaja gjatë një dekade
Investimet përmes "vizës së artë" në Portugali, e cila u jep të huajve të drejtën e qëndrimit, u rritën me gati 50% muajin e kaluar, treguan të dhënat e......

SHBA drejt zbulimit të ‘Graalit’ të energjisë - Për herë të parë prodhohet më shumë energji se ajo që e ndez atë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një pikë të rëndësishme për sa i përket fuzionit bërthamor. Departamenti amerikan i energjisë pritet të konfirmojë se......