Ndryshimet ligjore dhe zgjidhja e rasteve të Fondit të Kompensimit – Byroja Shqipëtare e Sigurimit del pas 10 vitesh nga statusi i monitorimit

Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status. Vendimi ka ardhur pas implementimit të dispozitave të propozuara nga AMF dhe të parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me fondin e garancisë, fondin për pagesën e dëmeve të kartonit jeshil, riorganizimin e Byrosë dhe shmangien e konfliktit të interesit, si edhe parashikime të tjera që rregullojnë trajtimin e dëmeve si dhe administrimin e kartonit jeshil.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar në fillim të muajit dhjetor, anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes të Këshillit të Byrove, pasi njohën progresin e arritur në vitet e fundit si dhe plotësimin e kritereve, vendosën të miratojnë heqjen e statusit të monitorimit për Byronë Shqiptare të Sigurimit.
Një nga ndryshimet e rëndësishme që ka sjellë ligji i ri ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të rasteve të Fondit të Kompensimit, ku përfshihen aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara. Në ligj parashikohet për herë të parë e drejta e shoqërisë së sigurimit (si sigurues i drejtëpërdrejtë) të kryejë funksionet e Byrosë. Trajtimi dhe pagesa e këtyre rasteve në masën mbi 70% nga shoqërisë, si sigurues i drejtpërdrejtë, ka sjellë një shfryrje të Fondit të Kompensimit, ku tashmë dalja e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monitorimi, konfirmon edhe njëherë se nuk ka më probleme me Fondin e Kompensimit.
Gjithashtu, për rastet që i kalojnë Fondit të Kompensimit, ligji ka parashikuar krijimin e një fondi garancie në vlerën minimale prej 150 milionë lekësh, gjë e cila përsëri ka ndikuar direkt në vendimin e Këshillit të Byrove për nxjerrjen e BSSH nga statusi i monitorimit.
Në tetor 2013, me vendimin e Këshillit të Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit u vendos në statusin “në monitorim”, për shkak të rritjes së numrit të thirrjeve të garancive ndër vite, numrit të konsiderueshëm të pazgjidhur të kërkesave për dëmshpërblim, dështimit në ndjekjen e rregullave të brendshme në lidhje me emërimin e korrespondentëve, mospjesëmarrjen e Byrosë në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme dhe takimeve rajonale, si dhe ndyshimeve të vazhdueshme të drejtuesve të Byrosë.
Pas kërkesës së Byrosë për vlerësimin e situatës së saj, Këshilli i Byrove rekomandoi ndërmarrjen e disa ndryshimeve që kishin të bënin kryesisht me profilin e rrezikut të BSSH, sistemin e trajtimit të dëmeve, performancën e Byrosë, kapacitetin garantues, kërkesat për rimbursim, etj. Të gjitha këto kërkesa u adresuan në ndryshimet e parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Këshilli i Byrove (the Green Card Bureaux) manaxhon sistemin e kartonit jeshil dhe koordinon aktivitetet e 47 vendeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, duke garantuar që një i dëmtuar në një aksident rrugor, të shkaktuar nga një automjet i huaj (nga një vend tjetër pjesëmarrës) do të dëmshpërblehet në vendin e aksidentit. Byroja e vendit të aksidentit, më pas, mund të rimarrë të gjitha kompensimet e paguara nga Byroja e vendit nga ka origjinën automjeti përgjegjës.
Byroja Shqiptare e Sigurimit është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrovë dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil. Në bazë të ligjit 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, mbikëqyrja e Byrosë kryhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
SCAN
Sondazh

Rivian prish marrëveshjen me Mercedes Benz – Komania nuk do të prodhoj më furgona elektrike në Evropë
Rivian tha se po ndalonte planet për të prodhuar furgona komercialë elektrikë në Evropë dhe nuk do të "ndiqte më" marrëveshjen që bëri me Mercedes-Benz vetëm......

Gjermania, “sytë” nga energjia e rinovueshme - Rritet prodhimi, por vendi mbetet ende larg objektivave për vitin 2030
Prodhimi i energjisë së rinovueshme në Gjermani shënoi rritje në vitin 2022, por gjithësesi mbetet ende nën pragun e nevojshëm për të arritur objektivin e......

Britania ngrohet me termocentrale me qymyr - Rrjeti kombëtar merr vendimin pasi temperaturat ranë deri në -8.6 gradë celcius
Operatori i sistemit elektrik i Britanisë së madhe ka vënë në punë dy termocentrale me qymyr në mënyrë që të sigurohet furnizimi me energji elektrike, në një......

Portugalia, gati të përfundojë “vizat e arta” - Skema ka “tërhequr” 6,6 mld euro investime të huaja gjatë një dekade
Investimet përmes "vizës së artë" në Portugali, e cila u jep të huajve të drejtën e qëndrimit, u rritën me gati 50% muajin e kaluar, treguan të dhënat e......

SHBA drejt zbulimit të ‘Graalit’ të energjisë - Për herë të parë prodhohet më shumë energji se ajo që e ndez atë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një pikë të rëndësishme për sa i përket fuzionit bërthamor. Departamenti amerikan i energjisë pritet të konfirmojë se......

Greqia dyfishon çmimin e “vizës së artë” nga 1 janari - Shtetasit e vendeve të treta që investojnë në pasuri të paluajtshme do paguajnë 500 mijë euro
Qeveria greke pritet të vendosë këto ditë ndryshimin e regjimit të dhënies së lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, subjekt investimi në tregun......

Twitter rikthen abonimin me pagesë - Përdoruesit e Apple duhet të paguajnë më shumë se të tjerët
Elon Musk hidhet sërish në sulm duke ripropozuar Twitter-in me abonim dhe goditur në të njëjtën kohë dhe Apple. Pronari i platformës sociale deklaroi se që nga......

Me paketat e baterive Tesla dhe rezervuarin më të madh të hidrogjenit, Panasonic teston fabrikën e së ardhmes!
Ndërsa trenat e shpejtësisë së lartë lëvizin me shpejtësi 285 kilometra në orë, Norihiko Kawamura i Panasonic shikon mbi rezervuarin më të lartë të depozitimit......