Britania ngrohet me termocentrale me qymyr - Rrjeti kombëtar merr vendimin pasi temperaturat ranë deri në -8.6 gradë celcius

Operatori i sistemit elektrik i Britanisë së madhe ka vënë në punë dy termocentrale me qymyr në mënyrë që të sigurohet furnizimi me energji elektrike, në një kohë që vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta.
Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë Elektrike të Rrjetit – ESO - tha se dy "njësitë e qymyrit të emergjencës dimërore" do të jenë të disponueshme nëse kërkohet pasi temperaturat kanë rënë nën zero dhe kërkesa për energji është rritur. Qytetarëve iu është thënë se mund të vazhdojnë të konsumojnë energji si normalisht.
Qeveria britanike këtë verë iu kërkoi pronarëve të termocentralëve me qymyr që të ngadalësojnë planet e mbylljes, paralelisht me përpjekjet për të siguruar furnizimet me energji pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kjo e fundit më parë ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit natyror në Europë. Lufta e cila ende vazhdon, tronditi tregjet globale të energjisë dhe nxiti një betejë për sigurimin e burimeve alternative të energjisë.
Vendimi u mor pasi temperaturat ranë deri në -8.6 gradë celcius. Autoritetet kanë paralajmëruar për borë ose akull në pjesë të mëdha të vendit këtë fillim jave; me reshje bore që shkaktuan ndërprerje të udhëtimeve në të gjithë Anglinë juglindore, duke përfshirë Londrën dhe Skocinë veriore.
Rënia e temperaturave bëri që çmimet e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar të arrijnë një rekord të ri. Sistemi i prodhimit të energjisë elektrike në Britaninë e Madhe është larguar me shpejtësi nga qymyri vitet e fundit: dita e parë pa qymyr u arrit në vitin 2017, ndërsa në vitin 2020 ishulli funksionoi pa energji elektrike nga qymyri për një muaj gjatë një maji me diell.
Përdorimi i burimeve të rinovueshme me zero karbon është rritur me shpejtësi me synimin për ta zëvendësuar atë, por Britania e Madhe ka rritur gjithashtu varësinë e saj nga gazi natyror, një lëndë djegëse fosile. Kjo mbështetje ka rezultuar problematike gjatë vitit 2022 pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Britania e Madhe ishte shumë e varur nga djegia e gazit për prodhimin e energjisë elektrike gjatë fundjavës. Të shtunën, gazi prodhoi 62% të energjisë elektrike në vend, sipas të dhënave të Rrjetit Kombëtar. Stacionet e energjisë bërthamore gjeneruan 14%, ndërsa era dhe dielli përbënin përkatësisht 8% dhe 1%. Qymyri përbënte 4%. Sistemi energjetik i Irlandës së Veriut funksionon veçmas.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Portugalia, gati të përfundojë “vizat e arta” - Skema ka “tërhequr” 6,6 mld euro investime të huaja gjatë një dekade
Investimet përmes "vizës së artë" në Portugali, e cila u jep të huajve të drejtën e qëndrimit, u rritën me gati 50% muajin e kaluar, treguan të dhënat e......

SHBA drejt zbulimit të ‘Graalit’ të energjisë - Për herë të parë prodhohet më shumë energji se ajo që e ndez atë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një pikë të rëndësishme për sa i përket fuzionit bërthamor. Departamenti amerikan i energjisë pritet të konfirmojë se......

Greqia dyfishon çmimin e “vizës së artë” nga 1 janari - Shtetasit e vendeve të treta që investojnë në pasuri të paluajtshme do paguajnë 500 mijë euro
Qeveria greke pritet të vendosë këto ditë ndryshimin e regjimit të dhënies së lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, subjekt investimi në tregun......

Twitter rikthen abonimin me pagesë - Përdoruesit e Apple duhet të paguajnë më shumë se të tjerët
Elon Musk hidhet sërish në sulm duke ripropozuar Twitter-in me abonim dhe goditur në të njëjtën kohë dhe Apple. Pronari i platformës sociale deklaroi se që nga......

Me paketat e baterive Tesla dhe rezervuarin më të madh të hidrogjenit, Panasonic teston fabrikën e së ardhmes!
Ndërsa trenat e shpejtësisë së lartë lëvizin me shpejtësi 285 kilometra në orë, Norihiko Kawamura i Panasonic shikon mbi rezervuarin më të lartë të depozitimit......

Punëtorët në mbarë botën thonë se ky është qyteti më i mirë amerikan për emigrantët!
Në mbarë botën, njerëzit pajtohen se qyteti më i mirë i SHBA-së për të jetuar dhe punuar jashtë vendit është Miami, Florida. Plazhi i Floridës së Jugut dhe......

Shitjet e industrisë së marihuanës ngadalësohen pas rritjes së pandemisë – Tregu ilegal dhe mungesa e legjislacionit ende problem
Pasi shijoi një rritje të shitjeve gjatë pandemisë, industria e kanabisit në SHBA po tregon shenja të një ngadalësimi pasi përballet me sfida ekonomike dhe......

I pari në botë: Treni i mahnitshëm malor zviceran që mund të kërcejë shinat hekurudhore! (FOTOT)
Duke kombinuar elegancën dhe rehatinë me përsosmërinë teknike të shekullit të 21-të, udhëtimi më i ri panoramik i trenit në Zvicër më në fund fillon më 11......