Suedia e Finlanda në NATO, Shqipëria nis ratifikimin - Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin: konsolidim sigurisë në Atlantikun e Veriut

Ndërsa llogaritet se ratifikimi i traktatit për anëtarësim të Suedisë e Finlandës në parlamentet e 30 shteteve anëtare të NATO-s pritet të marrë deri një vit kohë, Qeveria Shqiptare ka dërguar tashmë në Kuvend dy projektligjet përkatëse. Nënshkrimi i protokolleve dhe ratifikimi nga parlamentet e 30 vendeve anëtare, nga pikëpamja ligjore, do të mundësojë pranimin e dy vendeve në Traktatin e Atlantikut të Veriut duke e ccuar numrin e anëtarëve në 32
Shqipëria bëhet ndër vendet e para që kanë nxituar të fusin në procedurë zyrtarisht ratifikimin e protokollit të Traktatit që do të bëjë të mundur anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO. Procesi i pranimit pritet të zgjasë disa javë, ndërsa ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare, deri në një vit, në një kohë që Qeveria Shqiptare ka dërguar tashmë në Kuvend dy projektligjet për ratifikimin e protokolleve.
Nga pikëpamja ligjore, protokollet e anëtarësimit të vendeve të reja anëtare të NATO-s janë në fakt shtesa juridike (adendum-e) të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i njohur ndryshe edhe si Traktati i Uashingtonit, i nënshkruar në kryeqytetin e SHBA-ve më 4 prill 1949. Nënshkrimi i këtij protokolli dhe ratifikimi nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe Parlamenti i Republikës së Mbretërisë së Suedisë, nga pikëpamja ligjore, do të mundësojë pranimin e dy vendeve në Traktatin e Atlantikut të Veriut duke e ccuar numrin e anëtarëve në 32.
Në relacionin shoqërues theksohet se me nënshkrimin e këtij protokolli, vendet anëtare të NATO-s konfirmojnë bindjen e tyre se anëtarësimi i Mbretërisë së Suedisë dhe Finlandës në NATO i shërben konsolidimit të mëtejshëm të sigurisë në hapësirën e Atlantikut të Veriut.
Më 18 maj 2022, Finlanda dhe Suedia dorëzuan njëkohësisht në selinë e Aleancës në Bruksel letrat e tyre zyrtare të aplikimit për t’u anëtarësuar në NATO. Pas dakordësimit të plotë të vendeve aleate lidhur me këtë aplikim në kuadër të Samitit të NATO-s në Madrid (29-30 qershor 2022) dhe vendimit të tyre historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të NATO-s, protokollet përkatëse të anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën u nënshkruan më 5 korrik 2022 nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC) dhe me përmbushjen e procedurave të brendshme ligjore nga ana e shteteve anëtare, këto dy shtete bëhen anëtare me të drejta të plota në NATO.
Vendimi i dy shteteve nordike që prej shumë vitesh kishin zgjedhur të ishin neutrale, u nxit nga shtimi i shqetësimeve mbi sigurinë, për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, që vijon prej datës 24 shkurt, ndërkohë që kaloi edhe një sprovë të vështirë me kapërcimin e vetos së vendosur fillimisht nga Turqia.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Nga kostoja e prodhimit te jetëgjatësia dhe zëvendësimi me pullë poste – Ja disa fakte interesante për dollarin që nuk i kishit dëgjuar
Që nga fillimi i jetës sonë, ne kemi përdorur para për pjesën më të madhe të gjërave. Për shekuj me radhë, paratë janë shpenzuar nga gjërat më ekstravagante......

Qytetet më të ndotura të Europës – Ja destinacionet me cilësinë më të mirë dhe më të keqe të ajrit këtë verë
Shifrat e reja tregojnë se ndotja e ajrit është rritur rreth vijës bregdetare të Mesdheut Jugor muajin e kaluar. Ishte veçanërisht e keqe në Spanjën jugore......

Putin drejtuar Ukrainës: Pranoni kushtet tona ose përgatituni për më të keqen
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia akoma nuk......

BQE tregon rrezikun nga ndryshimet klimatike – Parashikon humbje prej 71 miliardë dollarësh për bankat e zonës euro
Një rritje e papritur e çmimeve të karbonit shoqëruar me përmbytjet dhe thatësirat këtë vit do të çonte në humbje prej të paktën 70 miliardë eurosh për bankat......

Kaosi në fluturime: Gjermania kërkon 2 mijë punëtorë të huaj
Gjermani po kërkon 2 mijë punëtorë të huaj që të lehtësojnë mungesën e personelit në aeroportete e vendit, që ka shkaktuar kaos në fluturime. Pjesa më e madhe......

Italia mbetet pa ujë të gazuar - Mungon dioksidi i karbonit, prodhuesit shprehen të dëshpëruar
Mungesa e dioksidit të karbonit ka futur në krizë sektorin e ujit të gazuar në Itali. Prodhuesit shprehen të dëshpëruar duke paralajmëruar se për pak ditë nuk......

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut arrin në 14.5% - Çmimet e ushqimeve shënojnë rekorde të reja
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14.5% në muajin qershor. Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur......

Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit
CV personale e Bill Gates e vitit 1974 është publikuar nga vetë miliarderi në LinkedIn, dhe ka shkaktuar shumë reagime e komente. Në moshën 19 vjecare ai......