Qytetet më të ndotura të Europës – Ja destinacionet me cilësinë më të mirë dhe më të keqe të ajrit këtë verë

Shifrat e reja tregojnë se ndotja e ajrit është rritur rreth vijës bregdetare të Mesdheut Jugor muajin e kaluar.
Ishte veçanërisht e keqe në Spanjën jugore dhe Italinë me qytetet e mëdha që regjistronin matjet më të këqija, sipas kompanisë Airly për monitorimin e cilësisë së ajrit.
Problemi më i madh gjatë stinës së verës është përqendrimi më i lartë i oksidit të azotit nga trafiku i shtuar në këto zona.
“Ndër shumë qytete në vijën bregdetare, më të ndoturit janë në brigjet e Spanjës, që janë rajonet e Murcias, Barcelonës dhe Malaga-s, por edhe në bregdetin e Detit të Zi të Nessebar dhe Italisë si Pulia, Marche dhe Campania”, thotë Wiktor Warchałowski, CEO i Airly.
“Arsyeja për këtë mund të jetë një rritje mjaft e madhe e temperaturës e cila u vu re në pjesën e dytë të qershorit 2022”.
Ai thotë se ekspozimi afatgjatë dhe afatshkurtër ndaj ndotjes së ajrit është shoqëruar me ndikime në shëndet.
"Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit mund të shkaktojë rezultate të ndryshme shëndetësore. Cilësia e dobët e ajrit rrit rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, sëmundjeve shëndetësore dhe kancerit të mushkërive."
Një nga vendet më të ndotura, sipas Airly, është Athina e ndjekur nga Barcelona dhe Milano. Matjet shërbejnë si një paralajmërim për ata që duan të vizitojnë këto destinacione të njohura pushimesh këtë vit.
"Është ndoshta më mirë të shmangni këto qytete," thotë Warchałowski.
Ku është cilësia e mirë e ajrit në Evropë?
Megjithatë, nuk është gjithçka një lajm i keq. Warchałowski thotë se hulumtimi i Airly zbuloi disa pjesë të Evropës me nivele të ndotjes së ajrit nën nivelet e rekomanduara ditore.
Alpet, për shembull, të cilat janë të famshme për ajrin e tyre shumë të pastër, ishin brenda kufijve të sigurt.
"Ne vumë re se cilësia më e mirë e ajrit në bregdetin e Balltikut ishte në qytetet në Poloni dhe Gjermani, si dhe në bregun jugor të Britanisë së Madhe në Southampton. Këto janë ndoshta vendet më me erë," thotë Warchałowski.
"Rezultate mjaft të mira janë shënuar edhe në bregdetin verior të Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Greqisë dhe në pellgun e Detit të Zi, me përjashtim të Bullgarisë."
Këto zona, shton ai, janë ndoshta më të sigurtat për të udhëtuar.
N.Xh / SCAN

Putin drejtuar Ukrainës: Pranoni kushtet tona ose përgatituni për më të keqen
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia akoma nuk......

BQE tregon rrezikun nga ndryshimet klimatike – Parashikon humbje prej 71 miliardë dollarësh për bankat e zonës euro
Një rritje e papritur e çmimeve të karbonit shoqëruar me përmbytjet dhe thatësirat këtë vit do të çonte në humbje prej të paktën 70 miliardë eurosh për bankat......

Kaosi në fluturime: Gjermania kërkon 2 mijë punëtorë të huaj
Gjermani po kërkon 2 mijë punëtorë të huaj që të lehtësojnë mungesën e personelit në aeroportete e vendit, që ka shkaktuar kaos në fluturime. Pjesa më e madhe......

Italia mbetet pa ujë të gazuar - Mungon dioksidi i karbonit, prodhuesit shprehen të dëshpëruar
Mungesa e dioksidit të karbonit ka futur në krizë sektorin e ujit të gazuar në Itali. Prodhuesit shprehen të dëshpëruar duke paralajmëruar se për pak ditë nuk......

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut arrin në 14.5% - Çmimet e ushqimeve shënojnë rekorde të reja
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14.5% në muajin qershor. Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur......

Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit
CV personale e Bill Gates e vitit 1974 është publikuar nga vetë miliarderi në LinkedIn, dhe ka shkaktuar shumë reagime e komente. Në moshën 19 vjecare ai......

Pensionistët e punësuar “shkarkohen” nga kontributet - Hoxha: Varianti më i mirë, domosdoshmëri një ligj i ri për sigurimet
Heqja e detyrimit për të paguar sigurime shoqerore për pensionistët që punonjë ende në sektorin privat, do të lehtësojë këtë kategori dhe do t’i nxisë ata që......

Zgjidhen “ngërçet” e fiskalizimit - Nga 10 gushti, faturat me status dorёzuar kalojnё automatikisht nё statusin pranuar!
Ndërsa nga data 1 Korrik të gjitha bizneset kanë detyrim të jenë në sistemin e fiskalizimit dhe të lëshojnë fatura të fiskalizuara, administrate tatimore ka......