Kaosi në fluturime: Gjermania kërkon 2 mijë punëtorë të huaj

Gjermani po kërkon 2 mijë punëtorë të huaj që të lehtësojnë mungesën e personelit në aeroportete e vendit, që ka shkaktuar kaos në fluturime. Pjesa më e madhe e tyre do të vijnë nga Turqia dhe do të paguhen njësoj si kolegeët gjermanë
Qeveria federale e Gjermanisë mund të autorizojë hyrjen në vend të punëtorëve të huaj – të përkohshëm – që do të punësohen në aeroportet e vendit për të zbutur mungesën e personelit që ka shkaktuar kaos në fluturime këto javët e fundit. Kërkesa ëhstë bërë nga vetë aeroportet gjermane nëpërmjet shoqërisë gjermane të aeroporteve.
Në mënyrë të vecantë që nga fundi i muajit maj aeroportet gjermane kanë qenë në kaos me rradhë shumë të gjata në momentin e check-in, por dhe në pikat e kontrollit. Probleme janë regjistruar dhe në tërheqjen e bagazheve ku me qindra valixhe kanë ardhur me shumë vonesë. 2 mijë të punësuarit me kohë të caktuar nuk do të fillojnë punë menjëherë pasi më arë duhet të trajnohen në mënyrë q ëtë kenë licensën e duhur për rolin që do të mbulojnë. Pjesa më e madhe e tyre pritet të vijë nga Turqia dhe do të paguhen njësoj sa kolegët gjermanë. Shteti gjerman po impenjohet për të përshpejtuar lejet e përkohshme të hyrjes në vend, qëndrimit dhe punës
Ky vendim merret pas kërkesave disa javore me arsyetimin se përderisa po kërkohen punëtorë nga jashtë do të thotë se asnjë gjerman nuk pranon të mbulojë atë rol
Por situata është krijuar si pasojë e reduktimit të personelit për dy vite rradhazi për shkak të pandemisë. Por probleme të tilla nuk ka vetëm në Gjermani pasi epiqendra e kaosit tashmë është në aeroportet londineze të Heathrou e Gatuick dhe në atë holandez të Amsterdam. Rradhë të gjata janë regjistruar dhe në Danimarkë e Suedi. Rikthimi i volumit të verës 2019 ka gjetur të papërgatitur transportin ajror. Në qershor janë anuluar të paktën 11 mijë fluturime vetëm në Europë.
SCAN

Italia mbetet pa ujë të gazuar - Mungon dioksidi i karbonit, prodhuesit shprehen të dëshpëruar
Mungesa e dioksidit të karbonit ka futur në krizë sektorin e ujit të gazuar në Itali. Prodhuesit shprehen të dëshpëruar duke paralajmëruar se për pak ditë nuk......

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut arrin në 14.5% - Çmimet e ushqimeve shënojnë rekorde të reja
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14.5% në muajin qershor. Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur......

Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit
CV personale e Bill Gates e vitit 1974 është publikuar nga vetë miliarderi në LinkedIn, dhe ka shkaktuar shumë reagime e komente. Në moshën 19 vjecare ai......

Pensionistët e punësuar “shkarkohen” nga kontributet - Hoxha: Varianti më i mirë, domosdoshmëri një ligj i ri për sigurimet
Heqja e detyrimit për të paguar sigurime shoqerore për pensionistët që punonjë ende në sektorin privat, do të lehtësojë këtë kategori dhe do t’i nxisë ata që......

Zgjidhen “ngërçet” e fiskalizimit - Nga 10 gushti, faturat me status dorёzuar kalojnё automatikisht nё statusin pranuar!
Ndërsa nga data 1 Korrik të gjitha bizneset kanë detyrim të jenë në sistemin e fiskalizimit dhe të lëshojnë fatura të fiskalizuara, administrate tatimore ka......

Inflacioni, në 7.4%/ Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja
Inflacioni në vendin tonë ka “fluturuar” pranë niveleve rekord të larta të 2 dekadave të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, norma e......

Konsumatorët rikthehen pesimistë/ BSH: Rritet me 2 pikë besimi në ekonomi, por bie besimi i konsumatorit. Ndërtimi pranë rekordit historik
Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në terren pozitiv edhe për muajin qershor, raporton Banka e Shqipërisë. Kështu, të dhënat nga institucioni, në vrojtimin......

Taksimi i crypto-ve, ekspertët: I padrejtë - Eni Shtini: Drafti i Ministrisë së Financave të rishikohet, tatimi të mbahet pas shitjeve!
Komuniteti i kriptoentuziastëve duket se nuk e ka pritur mirë draftin e Qeverisë për taksimin e fitimeve nga prodhimi i monedhave virtuale. Eksperti Eni......