Shqipëria Postuar më 22 Tetor 2022, 10:54

“Subvencione për makinat elektrike” - ERE: Nuk kanë ndikim në konsumin e përgjithshëm të energjisë. Nevojitet plan kombëtar

Nga SCAN TV
“Subvencione për makinat elektrike” - ERE: Nuk kanë ndikim

Ekzistenca e një plani kombëtar veprimi për futjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës së karikimit të tyre mund të dërgojë një sinjal shumë të mirë për investitorët e mundshëm. Prandaj, është shumë e rëndësishme që qeveritë, të përgatisin dhe miratojnë plane kombëtare veprimi të detajuara dhe realiste”.

Kërkesa vjen nga Enti Rregullator i Energjisë, që ka kryer një vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjetve eeletkrike, përfshirë rregullimin dhe tarifimin e këtij shërbimi.

ERE flet dhe për skemat e mbështetjes që eksizstojnë në shumë vende të Evropës për stimulimin e përdorimit të mjeteve elektrike, duke nisur nga subvencionimi i blerjes për blerësit e automjeteveve elektrike në avantazhet tatimore të pronarëve të tyre. Në këtë kuadër ERE ka kryer edhe një vlerësimi konkret, që evidenton se aktualisht përdorimi i energjisë elektrike për karkimin e makinave elektrike në Shqipëri është i papërfillshëm.

Në vlera relative konsumi i energjisë elektrike nga makinat elektrike zë rreth 0.009 % të konsumit të energjisë elektrike mesatar për periudhën 2003 – 2020 në vendin tonë. “Në këtë këndvështrim në aspektin e ndikimit në konsumin e energjisë elektrike makinat elektrike zënë aktualisht në vlerë të papërfillshme”,- vlerëson Enti.

“Duke marrë në konsideratë nivelin aktual të makinave elektrike ne vendin tonë dhe në rast të rritjes së këtij numri në ritme të shpejta si në periudhën afat mesme 3 deri në 5 vitet në vijim si dhe në periudhën afat gjatë 10 – 15 vitet në vijim konsumi i energjisë elektrike nga makinat elektrike nuk do të jetë një pjesë e rëndësishme e konsumit të energjisë elektrike në vend dhe për rrjedhojë nuk do të ketë ndikim në këtë konsum”,- shtohet më tej, ndërsa sillet në vëmendje se duke marrë në konsideratë që kosto si rezultat i përdorimit të energjisë elektrike nuk është se ka ndikim të madh në përdorimin e tyre, shumica e qeverive qendrore dhe vendore rreth ne vende te ndryshme te botes mundësojnë subvencione financiare për konsumatorët që të blejnë Makina Elektrike.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat