Rezervat europiane të gazit, në duar të privatit - Nga Italia, në Holandë vetëm rreth 10% e depozitave kontrollohen nga shteti

Depozitat e gazit natyror të vendeve europiane aktualisht janë me kapacitet mesatar që arrin në 92%. Por, e vërteta e hidhur është se nga Italia në Holandë, vetëm rreth 10% e depozitave kontrollohen nga autoritetet qeveritare. Pjesa tjetër është në duart e të kompanive tregtare dhe konglomerateve industriale që kanë liri absolute për t'i shitur atij që u ofron atyre më shumë fitim.
Rrjeti i gazit natyror supozohet të mundësojë rrjedhjen e furnizimeve të disponueshme midis tregjeve të ndryshme, por nuk është testuar në një krizë. Sipas një analisti në “Wood Mackenzie”, shumë do të varet nga sa i ashpër do të jetë dimri. Nëse është shumë ftohtë, stoqet do të bien nën 10% deri në fund të marsit.
Për të shmangur një krizë energjetike, qeveritë europiane mund t'i shpallin vendet e tyre në gjendje të jashtëzakonshme. Në këtë rast Shërbimi Federal i Rrjetit Gjerman, si të gjitha autoritetet e tjera kompetente kombëtare, do të jetë në gjendje të vendosë nëse gazi do të mbetet në rezervuarë, apo nëse do të pompohet për të mbuluar disa nevoja. Në rast të një problemi në sistem, vendet fqinje mund të ndihmojnë njëri-tjetrin duke plotësuar mangësitë.
Gjermania është më e varura krahasuar me të tjerat pasi depozitat e saj mbulojnë vetëm 25% të kërkesës vjetore. Dhe ndërsa ka mjaft kapacitete magazinimi në rezervuarët e saj, ajo tenton t'i drejtohet rezervave të Austrisë fqinje për të siguruar furnizim me energji, pasi gati gjysma e shtëpive të vendit përdorin gaz natyror për ngrohje. Austria tenton të furnizojë me gaz vende të tjera gjatë dimrit, pasi zakonisht vë 2/3 e kapacitetit të saj të ruajtjes në dispozicion të vendeve të tjera.
Republika Çeke dhe Hungaria gjithashtu kanë më shumë kapacitet për ruajtjen e energjisë sesa kanë nevoja të brendshme. Polonia, nga ana tjetër, është në një situatë të paqëndrueshme. Edhe pse është vendi i pestë më i populluar në BE me 38 milionë banorë, ka më pak kapacitet ruajtës se Sllovakia, e cila ka një popullsi prej vetëm 5.5 milionë banorësh.
Sa e rrezikshme është për lojtarët privatë të kontrollojnë rezervat e gazit u tregua në korrik kur kompania gjermane Uniper, importuesi kryesor gjerman i gazit rus, tërhoqi furnizime nga rezervat për t'u shërbyer klientëve të saj kur Rusia ndërpreu ofertën. Lëvizja shkoi kundër planit të qeverisë Sholtz për të mbushur depozitat dhe e detyroi kancelarin t'i jepte kompanisë më shumë kapital. Dhe tani shtetëzimi i Uniper është duke u zhvilluar. Sa i përket flukseve ndërkufitare të gazit, qeveritë duan t'i mbajnë ato si një pjesë thelbësore të tregut europian të energjisë.
SCAN
Sondazh

Bllokimi i biznesit, Shehaj tregon dokumentet e rregullta - Deputeti reagon përsëri: Publikon lejen e ndërtimit dhe aktin noterial të qirasë
Pas përplasjeve në Kuvend, Deputeti Agron Shehaj ka vijuar reagimet ndaj vendimit të Qeverisë për bllokimin e një biznesi të tij me argumentin se ai kryen......

Sa para’ do të marrin bashkitë në 2023? - Rritet financimi, 6 njësi të vetëqeverisjes vendore më të “përkëdhelurat”
Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë në vend gjatë vitit 2023 ka pësuar rritje me rreth 4.2 miliardë lekë rritje, duke u......

Operacioni/ Bllokohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit! Ishin fshehur në 6 qese plasmasi
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në......

Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini: Qytetarët nuk duan shumë letra e sportele, por të kryejnë veprimet me celularë
Kompania Iute Credit Albania ka sjelë në Tiranë përvojën estoneze të shërbimeve elektronike, një prej shteteve lider botëror sa u përket sisteme......

Neptun Kosova kampione e “Balfin Volley International” - Pjesëmarrës në finale ishin katër skuadra për një titull
Është zhvilluar të enjten kampionati ndërkombëtar i volejbollit “Balfin Volley International” me pjesëmarrjen e 4 skuadrave të rëndësishme të grupeve të......

Procesi i Berlinit: Arrihen 3 marrëveshje për Tregun e Përbashkët Rajonal!
Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre......

Zyrtari i Thesarit të SHBA-së: Rusia mund t'i shmanget planit të G7 për të kufizuar çmimet e naftës dhe ende të eksportojë 90% të saj
Rusia mund të shmangë planet e G7 për të kufizuar çmimet e naftës së papërpunuar dhe ende të eksportojë 90% të naftës së saj, tha të premten një zyrtar i......

400 vende vakante në burgjet shqiptare - Relacioni: Ska interes konkurrimi për Policinë e Burgjeve. Në rrezik serioz siguria
Policia e Burgjeve po përballet me mungesë personeli. Kjo evidentohet në projektligjin e ri që ësht depozituar për konsultim publik. Në total, në strukturën e......