Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2022, 16:24

Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini: Qytetarët nuk duan shumë letra e sportele, por të kryejnë veprimet me celularë

Nga SCAN TV
Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini:

Kompania Iute Credit Albania ka sjelë në Tiranë përvojën estoneze të shërbimeve elektronike, një prej shteteve lider botëror sa u përket sisteme dixhidale.

Drejtori Ekzekutiv i Iute Albania, tha se kjo përvojë është shumë e rëndësishme në një moment kur Shqipëria është bërë shënjestër e sulmeve kibernetike, ndërkohë që nënvizoi sa e rëndësishme është implementimi i shërbimeve elektoronike për ekonominë e një vendi.

Ai tha se këtë luftë të cilën po bën shqipëria sot, Estonia e bën prej vitesh për shkak të një fqinji të saj aspak miqësor. Ajdini tha se janë tre element që kërkohen nga qytetarët: Jo letra, jo sportele e veprime përmes celularit.

Gjatë eventit të organizuar në dy panele, ku ishin përfaqësues të Qeverisë, Kuvendit, Bashkisë, Bankës së Shqiopërisë e të sistemit financiar shqiptar, ekspertët estonezë sollën përvojën e tyre në iofrimin e shërbimeve dixhitale në sektorin financiar.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat