400 vende vakante në burgjet shqiptare - Relacioni: Ska interes konkurrimi për Policinë e Burgjeve. Në rrezik serioz siguria

Policia e Burgjeve po përballet me mungesë personeli. Kjo evidentohet në projektligjin e ri që ësht depozituar për konsultim publik. Në total, në strukturën e Policisë së Burgjeve janë rreth 400 vende vakante. Ligji i vitit 2020 reformoi në tërësi Policinë e Burgjeve duke përcaktuar rregulla të qarta mbi organizimin dhe funksionimin e saj por pavarësisht se kanë kaluar më pak se dy vite nga hyrja në fuqi e tij, në praktikë janë shfaqur disa problematika, kryesisht sa i takon rekrutimit të punonjësve.
“Drejtoria e Policisë së Burgjeve e ushtron veprimtarinë në nivel qendror dhe në 22 institucione të ekzekutimeve të vendimeve penale (IEVP). Për shkak të shumë problematikave të parashtruara rezulton se në 3 proceset e fundit të rekrutimit të punonjësit të rolit bazë në Policinë e Burgjeve numri i pjesëmarrësve ka qenë disa herë më i ulët se numri i vendeve të lira që kishte shpallur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke sjellë si pasojë zhvlerësimin e procesit të konkurrimit. Gjithashtu, është konstatuar se shumë konkurrentë janë skualifikuar nga e drejta për konkurrim për shkak të kriterit të moshës nën 35 vjeç” shkruhet në relacionin e ligjit.
Në këto kushte, një pjesë e burgjeve po i kryejnë detyrat në fushën e sigurisë me 25 – 30 % mungesa në staf duke hasur në vështirësi serioze në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ulje të cilësisë së shërbimit, rënie të vigjilencës etj.
Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë opsionin e rikthimit në punë të atyre që janë larguar nga Policia e Burgjeve. Po ashtu, parashikohet që punonjësit e rolit bazë dhe të mesëm të emërohen nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi bazën e propozimit të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe punonjësit e rolit të lartë drejtues emërohen nga ministri i Drejtësisë, bazuar në propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
SCAN
Sondazh

Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit - Qëndroi në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë
Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye......

Kosto e lartë e mungesës së aktivitetit fizik - OBSH: Në nivel global arrin në 27.4 miliardë dollarë në vit
Çmimi i pasivitetit fizik për ekonominë globale është i lartë, pasi rrit koston dhe shpeshtësinë me të cilën shfaqen sëmundjet. Këto fakte janë përmendur në......

Kufizimi i çmimit të gazit - Liderët europianë arrijnë një marrëveshje
Liderët europianë kanë rënë dakord për marrjen e masave emergjente për të kufizuar cmimin e gazit. Lajmi u konfirmua nga presidenti i këshillit europian,......

Lidhje energjetike Greqi-Austri-Gjermani - Propozimi i ministrit grek, Skrekas. Trefishon kapacitetin transmetues edhe me Shqipërinë
Qeveria greke i ka paraqitur një propozim Austrisë dhe Gjermanisë për ndërtimin e një ndërlidhjeje direkte energjetike trepalëshe, me një kapacitet fillestar 3......

Energjia e rinovueshme, më shumë kërkesa se prodhim - Kërkesat rriten ndjeshëm pas shtrenjtimit të energjisë
Lufta në Ukrainë dhe rritja e cmimeve të energjisë po shtyjnë gjithnjë e më shumë konsumatorë drejt energjisë së rinovueshme dhe zgjidhjeve alternative.......

Fed dhe BQE, rritje të re agresive të normave - Në përpjekje për të ndaluar prirjen rritëse të inflacionit
Pavarësisht nga recesioni i afërt që po paralajmërohet nga ekonomistët, agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare,......

Shkelje në kontratat e HEC-eve - KLSH, kritika ministrisë: S’keni marrë masa për zgjidhjen e marrëveshjes, apo gjoba
Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka kontatuar shkelje në zbatimin e kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, Ministria e......

Bien çmimet për blerjen e energjisë - KESH e siguron me 196.40 euro/MWh, në shtator e bleu me 455 euro/MWh
Çmimet me të cilët është siguruar energjia gjatë ,muajit tetor kanë shënuar rënie në raport me muajt e mëparshëm, teksa në blerejn e fundit Korporata......