Shkelje në kontratat e HEC-eve - KLSH, kritika ministrisë: S’keni marrë masa për zgjidhjen e marrëveshjes, apo gjoba

Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka kontatuar shkelje në zbatimin e kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë nuk ka marrë masat për rregullimin e tyre”.
Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e Auditimit Financiar dhe Përputhshmërisë mbi veprimtarinë e kësaj ministrie, të publikuar në muajin shtator të këtij viti. Sa i takon problemeve të konstatuar, rezulton se se deri 31.12.2021 janë lidhur 182 kontrata koncesionare për HEC-e me prodhim vjetor energji 7,564,399,525 KWh, por vetëm 64 kontrata të lidhura me prodhim vjetor energji 3,759,366,951 KWh ose 50% nuk kanë hyrë në prodhim.
Gjithashtu, konstatohet se një pjesë e HEC-eve kanë hyrë në prodhim shumë më vonë se parashikimi në kontratë. Vetëm për periudhën 2019-2021 numri i tyre arrin në 35. Sipas KLSH, ministria do të duhej të kishte zgjidhur kontratat problematike ose do të duhej të të kishte vendosur sanksione sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse.
Nisur nga kjo situatë, KLSH rekomandon që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të shqyrtojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë për situatën e krijuar nga mos marrja e masave për rregullimin e konstatimeve nga monitorimi i zbatimit të kontratave koncesionare dhe mos vendosjen e sanksioneve sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bien çmimet për blerjen e energjisë - KESH e siguron me 196.40 euro/MWh, në shtator e bleu me 455 euro/MWh
Çmimet me të cilët është siguruar energjia gjatë ,muajit tetor kanë shënuar rënie në raport me muajt e mëparshëm, teksa në blerejn e fundit Korporata......

Sa “peshuan” çmimet në të ardhurat e shtetit? - 9 mujori/ 496 milionë euro shtesë, TVSH-ja zë 56 %
Në 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 425.7 miliard lekë apo 3.64 miliardë euro me një realizim në masën107.7 përqind të planit të periudhës. Krahasuar......

“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare - 11 çështje pronash kushtojnë 21.7 milionë euro, 16 dosje kompanish, 176 milionë euro
“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare 11 çështje pronash kushtojnë 21.7 mln euro, 16 dosje kompanish, 176 mln euro Shteti......

Qeveria planifikon të marrë më shumë borxh të brendshëm - Nuk përjashtohet emetimi i një Eurobondi të ri në 2023
Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar të marrë më shumë borxh në tregun e brendshëm sesa në atë të jashtëm. Kjo parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2023,......

Anulohen fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë. Aviacioni Civil apel pasagjerëve
Aeroporti i Rinasit ka anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme drejt Italisë. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së......

The Tax Administration "interrogates" television workers about their salaries - What does their questionnaire contain?
The Tax Administration has started physical checks of the media and communication sectors for undeclared real salaries within the anti-information campaign......

Hungaria nuk do të pajtohet me kufirin e çmimit të gazit të BE-së: ‘Do të ketë nevojë për një përjashtim’!
Hungaria nuk do të pajtohet me një kufi të çmimit të BE-së për gazin e importuar sepse kjo do t'i jepte fund dërgesave ruse, tha një ndihmës i lartë i......

The Washington Post: Elon Musk ka në plan të pushojë nga puna rreth 75% të 7500 punëtorëve të Twitter
Elon Musk thuhet se ka në plan të shkatërrojë fuqinë punëtore të Twitter. Musk u tha investitorëve të mundshëm në marrëveshjen e tij për të blerë Twitter se......